Ajo po vazhdon të qëndrojë pranë bashkëshortit të saj përkundër aludimeve se e ka tradhtuar.

Behati Prinsloo ishte parë në prapaskenë në shfaqjen e Adam Levine me “Maroon 5” në Las Vegas të shtunën mbrëma.


Performanca shënoi daljen e parë publike të Levine që kur u akuzua për tradhti ndaj gruas së tij dhe për shkëmbimin e disa mesazheve me femra të tjera përmes Instagramit.

Screenshot 4 8 Adam me bashkëshorten (Foto: Getty Images)

Levine, 43 vjeçar, u ngjit në skenën në MGM Grand Hotel gjatë fundjavës si pjesë e një gala bamirëse të Shaquille O'Neal, The Event, ku morën pjesë yje si Rob Gronkowski, Camille Kostek, Logan Paul dhe Flavor Flav.

Modelja Sumner Stroh javë më parë e akuzoi muzikantin duke pretenduar se kishte një lidhje njëvjeçare me të, e që më pas publikoi edhe disa mesazhe që ia kishte dërguar.

Me gruan, Adam ndan dy vajza: Dusty Rose, pesëvjeçare dhe Gio Grace, katërvjeçare.

Screenshot 5 9 Adam me bashkëshorten (Foto: Getty Images)

Prinsloo gjithashtu është shtatzënë me fëmijën e tretë.

Engjëlli i “Victoria's Secret” u fotografua përkrah bashkëshortit në disa raste që nga skandali. /Telegrafi/

Screenshot 6 8 Adam Levine