LAJMI I FUNDIT:

‘Modeli i LSDM-së për privatizimin i dështuar’

‘Modeli i LSDM-së për privatizimin i dështuar’

Modeli i privatizimit që LSDM-ja e zbatoi gjatë tranzicionit është i dështuar, vlerësoi ministri i Financave, Kiril Minoski në debatin në TV Nova në të cilin merr pjesë bashkë me zëvendësministrin plotësues të Financave, Kire Naumov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Modeli i privatizimit që LSDM-ja e zbatoi gjatë tranzicionit është tërësisht i dështuar dhe rezultoi me 200 mijë persona që mbetën në rrugë. Në këtë proces nuk pati kurrfarë drejtësie, nuk pati demokraci në procesin e privatizimit. Pati kanosje mbi aksionarët pakicë, pati largime nga puna, nuk pati efikasitet ekonomik, një numër i madh i kompanive falimentuan, shumfish u rrit numri i të papunëve. Kjo është çështje esenciale e cila akoma e godet vendin”, deklaroi Minovski.


Minovski dhe Naumov shprehën qëndrime të kundërta për atë se si ka mundur dhe si është dashur të bëhet privatizimi në këtë periudhë. Minoski është me qëndrimin se për shkak të menaxhimit të keq me privatizimin dhe për atë se nuk është kërkuar ndihmë e jashtme, LSDM ka lënë në rrugë aq shumë njerëz, ndërsa Naumov vlerëson se partia e tij është dashur të sillet ashtu siç është sjellur.

Sipas Minovskit, efikasitet ekonomik nuk mund të sjellë diskush që ka punuar në një socializëm administrativ, mund të sjellë dikush që e di se çfarë do të thotë ekonomi e tregut. /Telegrafi/