LAJMI I FUNDIT:

Modeli Galaxy S10 me rrjet 5G do të lansohet në tregun evropian gjatë muajit qershor

Modeli Galaxy S10 me rrjet 5G do të lansohet në tregun evropian gjatë muajit qershor

Samsung përfundoi ngjarjen e tyre Unpacked mbrëmjen e kaluar me një formacion të ri të telefonave Galaxy, një altoparlantë të ri me asistentin e zgjuar Bixby dhe orët e mençura.

Ndërsa brezi i ri Galaxy S10 do të jetë në dispozicion në muajin e ardhshëm në SHBA, pajisjet nuk do të lansohen në tregun evropian deri në verë.


Kompania ka njoftuar sot se është bashkuar me një numër operatorësh të rrjeteve telefonike në disa vende duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Zvicrën dhe Britaninë për të sjellë modelin Galaxy S10 5G në Evropë, duke filluar në qershor.

Detajet e çmimeve mbeten të padisponueshme në këtë kohë, por telefonat do të mbështeten nga Deutsche Telekom, EE, Orange, Sunrise, Swisscom, Vodafone, TIM dhe Telefonica.

Gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut konfirmoi së pari në gusht vitin e kaluar se tashmë po punonte me transportuesit telefonik dhe partnerët në mbarë botën për të inkorporuar modemin e parë 5G, Exynos Modem 5100, në pajisjet e synuara. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori