LAJMI I FUNDIT:

Modelet Pro të iPhone 16 mund të vijnë me ekrane më të mëdha

Modelet Pro të iPhone 16 mund të vijnë me ekrane më të mëdha

Ndonëse seria e iPhone 16 nuk pritet të lansohet deri në shtator të vitit 2024, veçori të shumta që do të vijnë tek kjo linjë janë raportuar me të madhe nga ekspertë të fushës se teknologjisë.

Një raport i ri sugjeron se modelet Pro të iPhone 16 pritet të kenë ekrane më të mëdha se modelet e mëparshme, transmeton Telegrafi.


Një raport i MacRumors sugjeron që modeli i supozuar i iPhone 16 Pro ka të ngjarë të ketë një ekran 6.27 inç, ndërsa iPhone 16 Pro Max ka të ngjarë të ketë një panel 6.85 inç.

Ekrani i iPhone 15 Pro është 6.1 inç derisa ai i iPhone 15 Pro Max, 6.7 inç.

Seria e iPhone 16 do të pasojë linjën e iPhone 15 që u lansua në shtator të vitit 2023. Kjo seri përfshinte katër modele – modelin bazë iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max. /Telegrafi/