LAJMI I FUNDIT:

MKRS-ja përkujton Adem Mikullovcin në njëvjetorin e vdekjes: Veprimtaria e tij do të mbetet e pavdekshme

MKRS-ja përkujton Adem Mikullovcin në njëvjetorin e vdekjes: Veprimtaria e tij do të mbetet e pavdekshme

Sot ishte njëvjetori i vdekjes së aktorit të madh, Adem Mikullovci.

Edhe në këtë ditë u përkujtua vepra dhe jeta e aktorit të njohur, ishin koleget, miqtë e familjarët që e kujtuan përvjetorin e vdekjes së tij.


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë kujtuar aktorin, përmes një postimi në Facebook, për kontributin e dhënë për artin dhe popullin e Kosovës.

Tutje në postim u tha se veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme.

Të gjitha lajmet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Kujtojmë që Adem Mikullovci ndërroi jetë më 15 shtator të vitit 2020 dhe la pas vetes një krijimtari të gjerë artistike, ndërsa ishte i angazhuar edhe si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë i MKRS-së:

1 vit pa Adem Mikullovcin

Sot u bënë një vit që shoqërisë tonë i mungon një prej figurave më të veçanta të artit dhe kulturës.

Adem Mikullovci ishte një person me plot pozitivitet dhe këtë energji e përcolli tek të gjithë deri në fund të jetës së tij.

Kontributi që ka dhënë për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë dhe të brezave pas nesh.

Në karrierën e tij luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisorë i shumë filmave.

Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur.

Përmes filmave, dramave, serialeve ai ka hedhur dritë dhe ka treguar revoltën e kundërshtimin për ngjarje të shumta në shoqërinë tonë.

Këtë e bëri edhe më vonë me angazhimin e tij politik.

Veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori