LAJMI I FUNDIT:

MKRS certifikon 400 të rinj për tregun e punës

MKRS certifikon 400 të rinj për tregun e punës

Edhe rreth 400 të rinj të certifikuar për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit i janë shtuar Kosovës.

Të hënën Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë shpërndarjen e certifikatave për “Trajnime për Ndërmarrësi dhe Zhvillim të Planeve të Biznesit”.


Në ceremoninë e shpërndarjes, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka vlerësuar të suksesshëm këtë projekt të edukimit të të rinjve të cilin e ka mbështetur MKRS-ja.

“Jam i lumtur që në këtë tremujor të fundit kemi arritur të mbështesim 5 Organizata Joqeveritare/kompani në 7 regjione të Kosovës, ku përmes këtij projekti ne synojmë t’i përgatisim të rinjtë për tregun e punës përmes ofrimit të trajnimeve në ndërmarrësi që do të ndihmoj të rinjtë të zhvillojnë njohurit në hartimin e planeve të biznesit, një synim ky i imi si Ministër, por edhe i MKRS-së për të pasur sa më shumë të rinj të përgatitur për tregun e punës edhe për të qenë të gatshëm të zhvillojnë biznese dhe të udhëheqin ndërmarrje të ndryshme”, tha ministri Gashi.

Po ashtu ministri tha se përmes këtyre trajnimeve/moduleve tuaja, ju është dhënë mundësia e përgatitjes për biznes plane të gjithë rinjve nga të gjitha komunitetet që jetojnë në vendin tone, veçanërisht, kemi përkrahur të gjitha grupet e margjinalizuara femrat e reja në zonat rurale, komunitetet e ndryshme dhe personat me nevoja të veçanta, duke siguruar kështu gjithë përfshirje. /Telegrafi/