Sferat aromatike janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për freskuesit klasikë të ajrit, prandaj kemi vendosur t’jua zbulojmë recetën se si ta bëni në shtëpi preparatin tuaj, i cili neutralizon aromat e pakëndshme…

Për dallim nga truqet e shumta shtëpiake, të cilët mund të gjenden në internet, kjo recetë nuk kërkon shumë mjete dhe është shumë e thjeshtë për ta përgatitur, transmeton Telegrafi.

Ata të cilët e kanë provuar, kanë theksuar që jep rezultate të shkëlqyeshme dhe që një kohë të gjatë freskon tualetin.

E gjitha që ju nevojitet janë tre përbërës: soda e bikarbonatit, thartira e limonit dhe lëngu për larje të enëve, ndërkaq nga enët ju nevojitet ena e silikonit për akull dhe një kavanoz.

Përbërësit e nevojshëm:

– një filxhan sodë bikarbonati,
– ¼ e filxhanit thartirë limoni,
– një lugë lëng për larje të enëve.

Përgatitja:

Në enë qitni një filxhan sodë bikarbonati, pastaj shtoni ¼ e filxhanit të thartirës së limonit dhe në fund një lugë lëng për larje të enëve.

Përzieni mirë përbërësit dhe pastaj përhapeni në enën e salikonit për akull.

Sferat duhet të thahen në temperaturë të dhomës rreth 3 – 4 orë dhe do të jenë gati për përdorim.

Kur është fjala për përdorimin, mund t’i vendosni drejtpërdrejt në guacën e WC-së ose t’i vendosni në ndonjë enë në banjë.

/Telegrafi/