Për çdo vit ndërmarrjet e ndryshme në mbarë botën humbasin me miliarda dollarë për shkak të mos angazhimit të punonjësve të tyre në komunikimin dhe ndërtimin e vlerës së kompanisë.

Angazhimi i punonjësve është vital për tu siguruar që kompania do të mbijetojë dhe të ketë sukses përkundër kushteve të vështira të konkurrencës në treg.

Përgjatë angazhimeve tuaja të mëdha në marketing dhe marrëdhënie me klientët – me qëllim të rritjes së brendit tuaj – kërkohet gjithashtu dedikim i stafit në këtë çështje shumë të rëndësishme. Punonjësit e kompanisë janë faktor dallues në mes të kompanive të suksesshme dhe të atyre të cilat kur nuk arrijnë potencialin e tyre gjatë këtij procesi të punës.

Angazhimi i punëtorëve ka efekt në fushat vitale të organizatës, duke përfshirë raportin e punonjësit me klientin, mbajtjen, produktivitetin, gjë që ndikon shumë në të hyrat në fund të fundit. Duke u siguruar që punonjësit e juaj me të vërtet janë të lidhur me brendin e kompanisë tuaj dhe e vlerësojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe punën e bëjnë me pasion të lartë.

Benefitet për angazhimin e punëtorëve janë shumë të rëndësishme. Sipas Galup, është vërtetuar që kompanitë të cilat i japin rëndësi këtij angazhimit të punëtorëve i tejkalojnë kompanitë konkurrente. Këto organizata, përmes një komunikimi efektiv me punonjësit e tyre, kanë arritur t’i tejkalojnë kompanitë nga e njëjta bransh: me rritjen e produktivitetit dhe profitit nga 10 deri në 20 për qind, shifra këto që assesi nuk duhet te lihen jashtë konsideratës.

Edhe një informatë shumë interesante rreth vlerës së angazhimit të punonjësve në kompani, është se në rregulloren e kompanisë lidere globale, në industrinë e birrës “Heineken”, thuhet se 3 personat kryesor që udhëheqin kompaninë duhet të jenë holandez. A thua pse është paraparë kjo nga pronarët. Sepse ata besojnë fuqimisht se për të udhëhequr kompaninë duhet të jetë një person që është vendas (holandez), për arsye se vetëm holandezi e din vlerën e produktit vendor dhe beson në brendin e vendit të tij. Këtu shihet shumë qartë dedikimi i kompanisë së madhe “Heineken” që nga baza ka kulturë të lartë të vlerës së kompanisë – brand awareness dhe në bazë të kësaj flet edhe suksesi i kompanisë.

Si t’i angazhoni punonjësit

Tani pasi që e dini se sa është me rëndësi dhe sa ka efekt në suksesin e kompanisë ndërtimi dhe kultivimi i vlerave të kompanisë në mesin e punonjësve, duhet të futni këtë proces në veprim menjëherë apo ta forconi atë. Janë disa strategji të ndryshme për ta bërë këtë, por këto në vijim janë me efektive.

Krijoni dhe komunikoni vizionin e kompanisë.

Udhëheqësit e kompanisë kanë përgjegjësinë për edukimin e punonjësve për vlerat dhe vizionin e kompanisë. Së pari, punonjësit duhet të dinë pse kompania e bën atë që bën. Kur punonjësit janë të lidhur emocionalisht me vizionin, besojnë në atë që bëjnë, janë të përkushtuar dhe besnik me kompaninë, angazhimi do të rrjedhë në mënyrë natyrale.

Ndërtoni besimin

Punonjësit duhet të besojnë njëri tjetrin, veçanërisht te lidershipi i kompanisë në arritjen e qëllimeve që janë përcaktuar, dhe në këtë mënyrë ata mbesin të angazhuar. Transparenca është esenciale. Diskutoni në baza mujore ose vjetore për planet dhe progresin, dhe sigurohuni që sjelljet tuaja reflektojnë atë që ju thoni, dhe mbani mend që punonjësit tuaj gjithmonë janë duke ju vëzhguar.

Ofroni mirënjohje

Jeni mirënjohës për punën që është bërë mirë, një fjalë e mirë nuk kushton asgjë por ka shumë ndikim. Me lavdërimin e punës dhe të angazhimit të punëtorëve ndikoni në ta si motiv për arritje të reja. Duke qenë mirënjohës ndaj punës së mirë ju krijoni vetë – vlerë te punonjësit dhe performancë edhe më të mirë.

Organizoni evente me stafin punues

Organizoni darka të kohëpaskohshme ku do t’i mblidhni punonjësit, ku krijohet një atmosferë relaksuese në mes tyre, inicioni të tregohen përvoja përgjatë punës dhe shaka të ndryshme.

Organizoni lojëra garuese si bowling, futboll, basketboll, biliard, paintball, etj.

Organizoni ekskursione ku të gjithë së bashku shkoni në ndonjë shëtitje: aventurë malore njëditore, biking, Via ferata, etj.

Gjatë këtyre aktiviteteve do të befasoheni se sa do të mësoni nga punonjësit tuaj për raportet në mes tyre, dhe si mund të ju ndihmoni t’i tejkalojnë vështirësitë që kanë përgjatë punës.

Më e bukura e krejt këtyre është që në të gjitha këto aktivitete, të gjithë marrin fotografi dhe i postojnë në rrjetet sociale, ku promovojnë aktivitetet të kompanisë ku punojnë – që është një marketing i shkëlqyeshëm. Përveç kësaj për një kohe i diskutojnë në rrethe të ndryshme me miqtë dhe bashkëpunëtorët këto aktivitet të bëra.

Jepni dhurata me logo të kompanisë

Shpesh herë vetëm një triko me një logo të kompanisë te punonjësit zgjon temë për bisedë në mesin e shoqërisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Punonjësit mund të avokojnë përmes mediave digjitale në disa mënyra.

Punëtorët mund të vendosin kredibilitetin dhe profesionalizmin e tyre përmes rrjeteve sociale.

Punonjësit përmes rrjeteve sociale, mund të kuptojnë më mire nevojat, kërkesat, interesat dhe prioritetet e konsumatorëve.

Mund të rritet ekspozimi i brendit, duke shpërndarë material relavant, interesant dhe me përmbajtje te cilën përdoruesit mund të ndërlidhen apo angazhohen.

Duke u përgjigjur personalisht kërkesave të klientëve në mbështetje dhe kujdes ndaj klientit.

Të ndihmoj dhe rehabilitoj ndonjë çështje të cilën konsumatori mund të ketë.

Demonstroni qëllimin

Secili anëtar i ekipit tuaj është aty  për një qëllim. Duke i ndihmuar atyre që janë të angazhuar ju ndihmoni ta gjejnë qëllimin, rolin dhe përgjegjësit individuale.  Sqaroni pse puna a tyre është me rëndësi, si ata kontribuojnë për kompaninë dhe ndikimi i angazhimeve të tyre rezulton në mënyrë direkte në eksperiencën me konsumatorin.

Largoni punonjësit toksik

Mënyra se si anëtarët e ekipit tuaj trajtojnë njëri tjetrin është një refleksion i fortë i biznesit tuaj. Punonjësit toksik me moral të ulët, e ulin produktivitetin dhe i zhvleftësojnë udhëheqësit, duke i kushtuar kompanisë shumë para. Për të mos mjaftuar kjo, punonjësit toksik do t’i mbushin angazhimet e punonjësve me energji negative. Personat toksik së pari ndikojnë në raportet brenda ekipit punues, ku ftohin marrëdhëniet në mes të tyre, pastaj ndikojnë në disponimin e udhëheqësve të tyre, duke bërë që energjia dhe koha të humbet në riparimin e raporteve të cilat u dëmtuan si pasojë e punonjësve toksik.

Krejt këtë e bën ai person duke u fshehur nën maskën e që po i mbron interesat e kompanisë më tepër se të gjithë të tjerët në mënyre servile. Me siguri e keni të njohur këtë tip të personit!

Dhe se fundi, krejt ajo energji toksike që shkaktohet në ekip, ndikon edhe në raport me konsumatorin, e që dëmi i kësaj vërehet edhe te kompania.

Askush nga ekipi punues nuk e ndien të gatshëm dhe më pasion për rrugëtimin e ri të kompanisë, derisa në atë mes ka punonjës toksik. Kur punëtori bëhet toksik është koha që lidershipi i kompanisë të bëj hapin e duhur, duke larguar ata persona që kanë ndikim negativ tek të tjerët. Kompania, respektivisht punonjësit ndihen lirshëm pas largimit të personit/ave toksik,  gjë që ndodh që shpesh herë udhëheqësia e kompanisë e shtron pyetja se pse nuk është larguar më herët ky person.

Për më tepër informacion, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj mund të më kontaktoni në email: denis.gafuri@smardonline.com, apo në këto rrjete sociale: Twitter, LinkedIn apo Facebook.