LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtëri i meditimit, Sheki Useini flet për suksesin: Duhet të marrim me vete mendjen-trupin dhe shpirtin

Mjeshtëri i meditimit, Sheki Useini flet për suksesin: Duhet të marrim me vete mendjen-trupin dhe shpirtin

Mjeshtëri i meditimit, hipnozës, si dhe biznesmeni, Sheki Useini në një intervistë për Telegrafin ka folur për krijimin e energjisë pozitive tek njerëzit, e cila sjellë suksesin në jetë.

Useini i cili është pjesëmarrës në konventën “Suksesi është qëllimi yt”, theksoi se pa marr parasysh se çfarë bëjmë në jetë, asnjëherë nuk guxojmë të divorcohemi nga vetja.


“Pa marr parasysh se çfarë bëjmë ne në jetë, ne asnjëherë nuk guxojmë të divorcohemi nga vetja. Gjithmonë në veprimtarinë tonë dhe aktivitetet tona ne duhet të marrim vetveten me vete (tingëllon pak e jashtëzakonshme) sepse në të shumtën e rasteve çka nuk bëjmë në jetën tonë, qoftë biznesi, qoftë vetvetja mirëpo në fund nuk ndjehemi të përmbushur, nuk ndjehemi të kompletuar dhe pse është kështu unë do të sqaroj sot pse ne përbëhemi nga një trekëndësh mendje-trup-shpirt, nëse vetëm mendjen dhe trupin e marr me vete, ndërsa shpirti vuan nuk ec gjatë rrugëtimit të jetës atëherë çka është kjo? Ato mesazhe, ato simptoma janë të qenurit i zbrazët në brendi, të pa plotësuar thjesht simptoma vuajtje”, shpjegoi ai.

Useini thotë se gjithmonë i ka marr këto komponentë me vete mendjen, trupin dhe shpirtin për sukseset e tij.

Sot fillon konventa “Suksesi është qëllimi yt”
Lexo po ashtu Sot fillon konventa “Suksesi është qëllimi yt”

“Nëse ne nuk e trajnojmë mendjen që të mësohet ta dëgjoj zemrën, pra shpirtin, brendinë, atëherë ne pa marr parasysh se në çfarë lëmie do të ketë sukses ne nuk do të jemi të lumtur të fund. Sepse suksesi më i madh në jetë nuk janë që të merren materialet por është lumturia. Nëse je i lumtur atëherë je në rrugën e drejtë dhe unë të them mos e ndrysho këtë mendim asnjëherë”, tha ai.

Për Useinin është hera e parë që po merr pjesë në konventën “Suksesi është qëllimi yt”, si dhe ka përgëzuar trajnerin e shitjes, Denis Gafurin për organizimin.

“Ky kombinim, kjo simbiozë është jashtëzakonisht e bukur sepse ne do të kapim tema nga më të ndryshmet dhe në fund do të dal një rezultat unik dhe mund ta paramendoj se ky mesazh do të jetë ‘ne asnjëherë nuk do duhet të ndalojmë së vepruari dhe gjithçka që neve na duket si problem apo si sfidë është një mundësi për të eksploruar brendinë tonë dhe për të dhënë më të mirën e mundshme nga vetja sepse nuk ka problem pa zgjidhje’ ”, ka thënë ai.

Ermal Mamaqi jep mesazhin për sukses: Përulu dhe më shumë do të lartësohesh
Lexo po ashtu Ermal Mamaqi jep mesazhin për sukses: Përulu dhe më shumë do të lartësohesh

Ndryshe, konventa “Suksesi është qëllimi yt”, është vendi i duhur për të promovuar kompaninë apo brendin tuaj, si dhe të afirmoheni në ngritjen e kapaciteteve të njohurive të reja dhe eksperiencave të ndryshme kudo në botë.

Kjo konventë është programi që një herë në vit i bashkon menaxherët për të ndarë idetë dhe çështjet e biznesit në shitje. /Telegrafi/