LAJMI I FUNDIT:

Mjekut mysliman iu refuzua shtetësia gjermane, pasi nuk ia shtrëngoi dorën një gruaje

Mjekut mysliman iu refuzua shtetësia gjermane, pasi nuk ia shtrëngoi dorën një gruaje

Një mjekut mysliman i është mohuar shtetësia gjermane pasi refuzoi t’ia jepte dorën një gruaje kur ajo ia dorëzoi certifikatën e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, mjeku 39-vjeçar me prejardhje nga Libani, ishte gati të bëhej shtetas gjerman pasi jetoi në vend për plot 13 vite.


Ai përfundoi studimet e tij në mjekësi derisa mori notën më të lartë të mundshme në testin për shtetësinë gjermane.

Mirëpo ai dështoi në ‘provën’ e fundit pasi refuzoi të shtrëngojë dorën e një zyrtareje femër në ceremoni gjatë vitit 2015, duke bërë autoritetet shtetërore t’ia mohojnë atij shtetësinë.

Pesë vite më vonë, një gjykatë e mbështeti vendimin e tyre duke thënë se pikëpamjet ‘fundamentaliste’ të burrit ishin në kundërshtim me integrimin e tij në shoqërinë gjermane.

Burri ishte zhvendosur në Gjermani në vitin 2002 dhe jetoi legalisht që atëherë, i martuar 10 vite më parë me një grua siriane – duke i premtuar asaj se nuk do të prekte dorën e një gruaje tjetër.

Ai aplikoi për nënshtetësi në vitin 2012 dhe nënshkroi dokumentet e nevojshme duke u zotuar për të mbështetur kushtetutën dhe refuzimin e aspekteve të ekstremizmit.

Ndërkohë, gjykata në Mannheim tha se incidenti i shtrëngimit të duarve ishte i papajtueshëm në saje të kushtetutës mbi barazinë e burrave dhe grave.

“Në rast se aplikanti refuzon të shtrëngojë duart për arsye specifike gjinore të cilat janë të papajtueshme me kushtetutën, atëherë edhe integrimi në kushtet gjermane të jetesës nuk do të lejohet”, thanë ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori