LAJMI I FUNDIT:

Mjeku personal i presidentit amerikan, flet për gjendjen shëndetësore të Donald Trumpit

Mjeku personal i presidentit amerikan, flet për gjendjen shëndetësore të Donald Trumpit

Presidenti amerikan Donald Trump është “shumë mirë”, pasi kaloi natën në spital ku po trajtohet nga COVID-19, pasi një ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me coronavirus, shkruan BBC.

Mjeku personal i presidentit Sean Conley, ka bërë të ditur se Trump nuk është në oksigjenoterapi – duke theksuar se është “shumë optimist” për gjendjen shëndetësore, duke mos specifikuar se kur mund të parasheh që të lirohet nga spitali, transmeton Telegrafi.


Pikërisht pas një muaji, Trump do të ballafaqohet kundër Joe Biden në garën për president të SHBA-ve, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Duke folur para gazetarëve, mjeku Conley refuzoi të flet nëse presidenti ndonjëherë është trajtuar me oksigjenoterapi pavarësisht se vazhdimisht pyetjes për këtë.

Presidenti 74-vjeç për shkak të mbipeshës konsiderohet si obez dhe me rrezik të lartë nga COVID-19. Ai është trajtuar me një koktej të ilaçeve. /Telegrafi/