Pamjet shokuese të publikuara më poshtë shfaqin mjekun gjerman i cili godet refugjatin sirian në fytyrë, duke ia thyer kockën në faqe derisa ai po qëndronte i shtrirë dhe i lidhur për shtrati.

Policia kishin arrestuar sirianin 32-vjeç pas pretendimeve si i kishte sulmuar ata me shkallë të drurit, derisa ishte nën ndikim të alkoolit në qendrën strehimore të refugjatëve, transmeton Telegrafi.

Por ajo çfarë ata nuk treguan ishte se ai kishte qenë i lidhur dhe i godit me grusht në kokë nga mjeku – derisa policët që ishin afër tij vetëm vështrojnë duke mos ndërmarrë asgjë.

Kamerat e sigurisë shfaqin mjekun që e godet sirianin e pamjet janë siguruar nga Bild, ku kjo media gjermane raporton se mjeku më pas është shkarkuar kurse policët që ishin aty kur ndodhi sulmi janë duke u hetuar.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Kassel gjatë nëntorit të vitit të kaluar, dhe policia në raport nuk e kishte përmendur fare goditjen e fuqishme në fytyrë.

Thuhet se siriani, Amar H, nën ndikimin e alkoolit kishte shkatërruar fikset e zjarrit në qendrën strehimore – duke u rrëzuar në tokë kur u shfaq policia në vendin e ngjarjes.

Me t’u këndellur, ai kapi shkallët e drurit duke i kërcënuar zyrtarët policorë. Por ata për ta vënë situatën nën kontroll i hodhën sprej në sy. E pasi që sipas tyre i kishte rezistuar arrestimit është dërguar me autoambulancë./Telegrafi/