LAJMI I FUNDIT:

Mjeku anglez publikon “fotografinë e frikshme”: Një vaksinë apo këtë sasi ilaçesh, çdo ditë?

Mjeku anglez publikon “fotografinë e frikshme”: Një vaksinë apo këtë sasi ilaçesh, çdo ditë?

Një fotografi që po qarkullon aktualisht në mediat sociale ka marrë vëmendjen e shumë mediave, sidomos atyre gjermane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fotografi të cilën e ka rishpërndarë edhe virologu më i mirë gjerman Christian Drosten nga Charité e Berlinit, mbi të cilën ka shkruar: “Kjo është shumë mbresëlënëse”.


Ndryshe, një foto është shpërndarë në mediat sociale nga Dr. David Frocester, i cili thuhet se punon në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin Mbretëror Gloucestershire në Mbretërinë e Bashkuar.

Aty shihen shumë ilaçe, të cilat sipas përshkrimit të tij, të gjitha janë të nevojshme për të trajtuar një pacient me Covid-19 për një ditë në njësinë e kujdesit intensiv.

Qetësues, antiinflamatorë, relaksues të muskujve, antibiotikë – ka edhe infuzione të ndryshme dhe preparate të tjera.

Dhe mesazhi i tij është i qartë: “Kjo mund të parandalohet me vaksinim”.

Forcester u drejtohet kryesisht atyre që nuk janë vaksinuar ende kundër coronavirusit për shkak të shqetësimeve mjekësore, përcjell Telegrafi.

Sipas një përshkrimi tjetër, trajtimi në njësinë e Kujdesit Intensiv lë gjithashtu gjurmë sepse zgjat dukshëm më shumë se, për shembull, pneumonia e lidhur me gripin: Mesatarisht, sipas RKI, njerëzit me Covid-19 janë në njësinë e kujdesit intensiv për 16 ditë.

Në këtë drejtim thuhet se kjo është me të vërtetë e gjatë dhe se mund të ketë pasoja afatgjata specifike për organet pas trajtimit intensiv të zgjatur, dëmtim i veshkave, përkeqësim i funksionit të mushkërive, inflamacion i muskujve të zemrës, lodhje, rraskapitje dhe elasticitet i kufizuar, probleme me frymëmarrjen, përqendrimin dhe kujtesën, çrregullimet e gjumit, dobësinë e muskujve dhe dhimbjen deri te problemet psikologjike si depresioni dhe ankthi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori