LAJMI I FUNDIT:

Mjekja amerikane ndërron jetë nga COVID-19, për dy muaj luftoi me sëmundjen – motra e saj pretendon se me javë të tëra barti maskën e njëjtë

Mjekja amerikane ndërron jetë nga COVID-19, për dy muaj luftoi me sëmundjen – motra e saj pretendon se me javë të tëra barti maskën e njëjtë

Mjekja Adeline Fagan, 28-vjeçe, ishte infektuar me coronavirus në fillim të korrikut, kurse ndërroi jetë më 19 shtator – ku për dy muaj qëndroi e shtrirë në spital.

Ajo punonte në repartin e emergjencës në Houston të Teksasit, kurse motra e saj pretendon se për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse është detyruar të përdor maskën e njëjtë mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Guardian, pas shpërthimit të një vatre të COVID-19 në pjesën perëndimore të SHBA-ve, humbën jetën më shumë se 250 punonjës shëndetësorë. Në mesin e nëntë rasteve me vdekje në Teksas sa ishte gjatë prillit, numri i tyre u rrit në 33 gjatë korrikut.

E në mesin e viktimave të punonjësve shëndetësorë, dhjetëra prej tyre ishin nën moshën 30-vjeçe. Mesatarja e moshës së të vdekurve te personeli mjekësor është 57 vjet, derisa në përgjithësi është 78.

Afërsisht një e treta e rasteve të vdekjeve ka ndodhur për shkak të mbrojtjes joadekuate. Nuk dihet saktë se si Fagan ishte infektuar me COVID-19, por motra e saj e vogël Maureen, 23-vjeçe beson se ka lidhje me vendin e saj të punës.

HCA West është pjesë e zinxhirit më të madh të spitaleve në SHBA, kurse muajve të fundit sindikata e infermierëve është ankuar “për thyerje” të protokollit të sigurisë në vendin e punës, përfshirë presionin mbi personelin e infektuar që u është bërë thirrje të vazhdojnë punën me ndërrime nëpër spitale.

Maureen ka treguar se si motra e saj me javë të tëra kishte bartë maskën mbrojtëse.

“Adeline kishte maskën N95 në të cilën ishte shkruar emri i saj. E ka bartur me javë të tëra, ndoshta edhe me muaj”, ka shtuar ajo.

E Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse (CDC), rekomandon që maska N95 të përdoret maksimalisht pesë herë, vetëm nëse prodhuesi kërkon që ndryshe të veprohet.

Zyrtarë të spitalit HCA West nuk ka dashur zyrtarisht të komentoj akuzat e Maureen, por përgjegjësja e ndërrimit, Emily Sedgweek, ka deklaruar se si spitali i përmbahet të gjitha rekomandimeve.

“Protokolli ynë edhe themeluar bazuar në rekomandimet e CDC-së, përfshirë këtu dorëzimin e maskës N95 pas çdo ndërrimi, ku mjekët marrin tjetër maskë në fillimin e ndërrimit tjetër”, ka shtuar ajo.

Fagan kishte mbërritur më 8 korrik në shtëpi me dhimbje të mëdha në trup, kishte kokëdhembje dhe temperaturë të madhe. E pas testimit rezultoi të jetë pozitive me COVID-19.

Pasi që vuante edhe nga astma, filloi të ketë probleme shumë të mëdha me frymëmarrje. E një ditë Maureen se goja e motrës së saj kishte marrë ngjyrë të kaltër duke i kërkuar që të shkojnë me urgjencë në spital.

Pas dy javëve Fagan i është nënshtruar oksigjenoterapisë. Por aq shumë e lodhi coronavirusi sa që nuk mund ta mbante telefonin apo ta lëviz kokën.

Kështu e dërguan në një spital tjetër, ku vazhdoi trajtimin në respirator. Më 15 shtator prindërit e saj siguruan leje të veçantë për ta vizituar.

“Mendoj se nuk kemi qenë të përgatitur për parë atë çfarë pamë ku u futën në dhomën e saj. Adeline po tentonte t’i përgjigjej pyetjeve tona me lëvizje të kokës”, kanë deklaruar prindërit e saj.

Më 17 shtator gjendja e saj u përmirësua por Fagan nuk arrinte të ulej pa ndihmë e dikujt tjetër, e me 19 shtator pësoi gjakderdhje në tru – ku si rezultat humbi jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori