LAJMI I FUNDIT:

Mjekimi i prostatës është i mundur pa operim!

Mjekimi i prostatës është i mundur pa operim!

Teknologjia e mjekësisë që në vitet e fundit u zhvillua me shpejtësi, me veti i solli edhe zgjidhjet për shumë sëmundje. Sidomos problemi i prostatës që haset te meshkujt që janë mbi moshën dyzet vjeçare, prej vitesh mjekohej me metoda radikale sikurse është operimi. Lazeri Transperineal Ablasion që u prodhua për shmangien e rreziqeve dhe problemeve të shkaktuara te pacientët për shkak të metodave radikale, këtyre të fundit ju mundëson shumë përparësi. Përmes kësaj metode, duke marrë parasysh që hyn në kanalin urinar, pacineti në të ardhmen nuk do të ketë probleme sikurse janë dëmtimet e funksioneve seksuale ose rrjedhje të urinës.

Problemet e prostatës janë të shpeshta sidomos te meshkujt e moshës së shtyrë. Metoda TPLA e cila është metodë e re në krahasim me medodat tradicionale, u gjetën zgjidhje të reja për problemet e prostatës. Rritja e prostatës është problem që shfaqet sidomos pas moshës 40 vjeçare, kjo gjendje përveçse është për shkak të procesit të plakjes, rritjen e prostatës mund ta ndikojnë edhe faktorët gjenetik dhe ata ambiental.

MJEKIM ME VETËM NJË GJILPËRË

Specialistët e urologjisë të cilët thonë se operimet tradicionale të prostatës zakonisht kërkojnë prerje të mëdha dhe mund të shkaktojnë dëmtim të funksioneve seksuale, gjithashtu u shprehën se metoda TPLA është zgjidhje alternative për këto probleme. Përmes kësaj metode, përmes vetëm një gjilpëre hyhet nën lëkurë dhe lazeri i drejtohet prostatës, me ç’rast evitohen zonat e ngushta në kanalet e urinës.

Metoda TPLA dhe përparësitë e saj janë këto;

*Procedurë Mikro-invavizve
*Problemi i ikjes së urinës zvogëlohet saqë mund të thuhet se nuk ekziston fare
*Kjo ndërhyrje kryhet me anestezion lokal
*Pacienti del nga spitali në ditën e njëjtë kur kryhet ndërhyrja
*Dëmtimi i funksioneve seksuale është shumë i vogël
*Nuk ka rrezik për ejakulim retrograd

Ky proces që zgjat rreth 20 minuta dhe i cili sipas mjekëve të Urologjisë, pacientëve ua mundëson që të shërohen shpejt, gjithashtu pretendojnë fuqishëm se nuk ka dëmtim të funksioneve seksuale ose ikje të urinës. Madje mjekët thonë se kjo metodë mund të zbatohet edhe te pacientët që përdorin Aspirina dhe se nga spitali mund të dalin në po të njëjtën ditë kur kryhet ndërhyrja.

Kjo metodë bashkëkohore e mjekimit, duket hapur se është zgjidhje efikase për problemet e prostatës dhe se e rrit në masë të madhe kualitetin e jetës së njeriut. Sikurse te mjekimet tjera, pacientët që dëshirojnë ta marrin këtë shërbim duhet të drejtohen te CIAR MEDICAL te zyra në Kosovë dhe të merrni termin duke na shkruar në numrat e telefonit +90 542 454 2427  dhe +383 48 522 577 Të gjitha detajet e mjekimit i keni në rrjetet sociale të @ciarmedicalclinic.

Gjatë mjekimit të Prostatës me Lazer Abllashën nuk ka dëmtim të funksioneve seksuale

Mjeku Prof. Dr. Halil Lytfy Xhanat që është përgjegjës i Klinikës së Urologjisë dhe për hulumtime në Spitalin Çam ve Sakura në Stamboll të lagjes Bashakshehir, foli për arsyet e prostatës dhe metodat bashkëkohore që po përdoren. Prof. Dr. Xhanat shprehet se te pacientët që nuk korrin rezultate pas trajtimit me barëra, prostatën e kanë larguar përmes prerjeve të mëdha tha se përmes mjeteve që janë dërguar nëpërmjet kanalit të urinës është prerë prostata dhe është nxjerrë prej aty.

Përmes metodës së re që po përdoret, një gjilpërë prej 20 centimetrash futet në lëkurë dhe e njëjta sistemohet te një vend i përshtatshëm i prostatës përmes një sonde 300 mikrometërshe. Pastaj e aktivizon lazerin dhe përmes shkrirjes i largon pjesët e ngushtuara të kanalit të urinës. Tanimë përmes kësaj metode bashkëkohore, pacientët mund të shërohen shumë shpejt dhe nuk kanë asnjë dhimbje e ankesë. Madje për shkak se përmes kësaj metode nuk hyhet në kanalin e urinës, nuk ka as dëmtim të funksioneve seksuale e as ikje të urinës.

“PËR SHKAK TË ARSYEVE TË NDRYSHME, PAS MOSHËS 40 VJEÇARE PROSTATA NIS TË RRITET TE TË GJITHË MESHKUJT”

Derisa Prof.Dr. Halil Lytfy Xhanat tha se prostata gjendet te të gjithë meshkujt dhe se është një organ në madhësi të gështenjës, u shpreh se: “Pas moshës 40 vjeçare nis të rritet te të gjithë meshkujt.” Kur prostata të rritet, nëse gjatë kontrollave e shohim se nuk ka tregues për kancer, atëherë kjo quhet rritje mashkullore e prostatës. Rritja e prostatës te meshkujt i ka disa simptoma kryesore. Nevoja e vogël e shpeshtë, vështirësi gjatë urinimit, vështirësi në nisje të urinimit, zgjim nga gjumi për urinim, pamundësia për ta kryer urinën tërësisht, madhe edhe ikje e urinës. Prostata shfaqet te përafërsisht 50% e meshkujve që janë në të 50-tat e tyre. Rritja e prostatës që nuk është kancer, mund të themi se shfaqet kryesisht për shkak të moshës. Vetëm disa faktorë gjenetik dhe ambiental, ndikojnë në rritje të prostatës në moshë më të re.

“METODA BASHKËKOHORE E MJEKIMIT QUHET TRANSPERINEAL LAZER ABLLASHËN”

Prof. Dr. Xhanat i cili foli për metodat që i përdorin gjatë mjekimit, tha se në të kaluarën kur nuk janë korrur rezultate nga barërat, prostata është larguar përmes prerjeve shumë të mëdha dhe se largimi i saj është bërë me mjete që janë dërguar përmes kanalit të urinës. Por në ditët tona operimet kryhen me metoda shumë më pak invazive. Derisa mjekimi i prostatës i kishte shumë metoda, thuajse të gjitha kishin të bënin me futjen e instrumenteve përmes kanalit të urinës, por tani ne e përdorim metodën e re që nuk ka nevojë për ndërhyrje në kanalin e urinës dhe që quhet Transperineal Lazer Ablashën (TPLA). Ky operim që realizohet përmes gjilpërës, famën më të madhe e fitoi gjatë këtyre 5 viteve të fundit, kurse pacientëve ju mundëson përparësi shumë të mëdha. Studimet e bëra në vitet e fundit tregojnë se ky operim është i suksesshëm po aq sa ato që bëhen duke hyrë përmes kanalit urinar. Gjithashtu edhe ne kur këtë metodë e përdorëm te një varg pacientësh, e pamë që ka rezultat dhe këtë si të dhënë e publikuam në një revistë të respektuar shkencore.

“PAS NJË PROCEDURE PËRAFËRISHT PREJ 10 MINUTASH, PACIENTI DEL NGA SALLA”

Prof. Dr. Xhanat i cili u shpreh se pas kalimit në metodën e re është shkurtuar kohëzgjatja e operimit, mes tjerash ai shtoi: “Operimet klasike që i bënim përmes kanaleve uretrale zakonisht zgjatnin prej 40 deri në 60 minuta. Kurse tani me metodën e re, pacienti pas 20 minutash lirohet nga salla e operimit. Kur i përdornim metodat klasike me prerje të hapur, pacienti qëndronte i shtrirë për një javë në shtrat, pas operimit kishte gjakderdhje dhe ndonjëherë nevojiteshin disa muaj për t’ju kthyer aktiviteteve ditore. Tanimë me këtë metodë bashkëkohore pacientët shërohen shumë shpejtë dhe pas operimit nuk e kanë asnjë ankesë. Pacienti del nga spitali gjatë po të njëjtës ditë dhe shkon në shtëpinë e tij. Kurse pacientët që vijnë prej shteteve tjera pas dy ditësh kthehen në vendin e tyre.”

KLINIKA CIAR MEDICAL DHE SPITALI .AM VE SAKURA, KRAHAS MJEKIMIT TË PACIENTËVE ORGANIZON EDHE TRAJNIME PËR MJEKËT

Ciar Medical që jep shërbime në degë të ndryshme duke nisur nga Urologjia për të vazhduar me Ortopedinë, Onkologjinë, Kirurgjinë e përgjithshme e deri te Kirurgjia Kardio Vaskulare dha përkrahje për mjekimin e shumë pacientëve nga Kosova. Krahas shërbimeve që ofrohen për pacientët, Ciar Medical që i çmon edhe trajnimet e mjekëve, për mjekët Kosovarë ofron mundësi trajnimi në spitale të rëndësishme sikurse është Spitali Çam ve Sakura në Bashakshehir.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori