LAJMI I FUNDIT:

Mjekët spanjollë shpëtojnë gruan britanike, pas 6 orësh që kishte pësuar atak kardiak

Mjekët spanjollë shpëtojnë gruan britanike, pas 6 orësh që kishte pësuar atak kardiak

Një grua britanike pësoi atak kardiak gjatë një stuhie dëbore dhe u ringjall gjashtë orë më vonë – rasti më i gjatë që është parë ndonjëherë në Spanjë. Mjekët thanë se hipotermia që gati e vrau atë, gjithashtu shpëtoi jetën e saj.

Reklama

Mjekët spanjollë thanë se kishin ringjallur një grua britanike pasi ajo pësoi 6 orë arrest kardiak të sjellë nga një rast hipotermie, që ajo kishte gjatë një stuhie dëbore, transmeton Telegrafi.

Spitali Vall d’Hebron në Barcelonë raportoi se më 3 nëntor, 34-vjeçarja Audrey Marsh u kap në një stuhi dëbore ndërsa po shëtiste me burrin e saj. Ajo fillimisht kishte probleme në të folur, pastaj në lëvizje dhe më pas u rrëzua nga hipotermia e rëndë.

“Unë isha duke u përpjekur të ndjeja një puls … Nuk mund të ndjeja frymë, nuk mund të ndjeja rrahje zemre”, u tha burri i saj gazetarëve.

Një ekip shpëtimi arriti dy orëve më vonë, por nuk ishte në gjendje ta ringjallnin atë në vendin e ngjarjes, ku ajo nuk shfaqi shenja jete. Ajo u dërgua më pas me helikopter në spitalin e Barcelonës.

Doktor Eduard Argudo tha që temperatura e trupit të saj në kohën e mbërritjes ishte 20 gradë celsius, shumë më poshtë se temperatura normale e trupit 37 gradë.

Në spital, ajo u lidh në një aparat oksigjenimi të membranës ekstrakorporale, një pajisje për mbështetjen e jetës që merr përsipër funksionet kardiake dhe respiratore të trupit për të oksigjenuar gjakun, ndërsa organet biologjike pushojnë.

Deri në mbrëmje, temperatura e trupit të saj ishte rritur në 30 gradë dhe mjekët ishin në gjendje ta ringjallnin atë duke përdorur një defibrilator.

“Është shembulli më i gjatë i mbijetesës së atakut kardiak që kemi dokumentuar ndonjëherë në Spanjë”, tha Argudo, duke shtuar se raste të ngjashme kishin ndodhur në vendet më të ftohta skandinave dhe në Alpe.

“Rënia drastike e temperaturës së trupit të saj mund të ketë qenë ajo që i shpëtoi jetën”, shtoi mjeku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit vrasin 80 mercenarë rusë të Wagnerit dhe 119 tjerë i plagosin – e pësuan në Bakhmut derisa po tërhiqeshin

Ukrainasit vrasin 80 mercenarë rusë të Wagnerit dhe 119 tjerë i plagosin – e pësuan në Bakhmut derisa po tërhiqeshin

Evropa
Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Evropa
Kreu i milicisë ruse që lufton përkrah ukrainasve: Po rekrutojmë mijëra për të sulmuar Moskën

Kreu i milicisë ruse që lufton përkrah ukrainasve: Po rekrutojmë mijëra për të sulmuar Moskën

Evropa
Raketa ruse e goditur nga ukrainasit bie në mes të rrugës në Kiev

Raketa ruse e goditur nga ukrainasit bie në mes të rrugës në Kiev

Evropa
Bugatti ka zbuluar planet për një kompleks rezidencash luksoze në Dubai - dhe forma e pazakontë e ndërtesës ka tërhequr vëmendjen e njerëzve

Bugatti ka zbuluar planet për një kompleks rezidencash luksoze në Dubai - dhe forma e pazakontë e ndërtesës ka tërhequr vëmendjen e njerëzve

Botë
Fëmijët që u zhdukën një muaj më parë në xhunglën e Kolumbisë janë gjallë, ekipet e shpëtimit gjetëm gjurmë që ata i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit

Fëmijët që u zhdukën një muaj më parë në xhunglën e Kolumbisë janë gjallë, ekipet e shpëtimit gjetëm gjurmë që ata i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit

Amerika Latine
Kalo në kategori