LAJMI I FUNDIT:

Mjekët ngatërrojnë leukeminë me infeksionin, avokatja britanike e kupton në momentet më kritike se i kanë mbetur vetëm një javë jetë (Foto/Video)

Mjekët ngatërrojnë leukeminë me infeksionin, avokatja britanike e kupton në momentet më kritike se i kanë mbetur vetëm një javë jetë (Foto/Video)

Kur avokatja Jenna Ostrowski shkoi për ta vizituar mjekun në Birmingham pasi ankohej se kishte dhimbje të mëdha në gojë, ai i kishte thënë se kishte infeksion nga çamçakëzi.

Reklama

Asaj gjithashtu i ishte propozuar të bëjë analizat e gjakut, por për të marrë rezultatet i është dashur të priste më shumë se dy javë, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi që ishte e bindur se bëhej fjalë për diçka më serioze, vendosi ta shfrytëzojë sigurimin shëndetësorë të kompanisë ku punonte, dhe të nesërmen në mëngjes shkoi për të bërë testet.

Aty i thanë se i kanë mbetur më pak se një javë jetë nëse nuk i nënshtrohet urgjentisht tretmanit për leukemi. Ostrowski e kuptoi se mjekët e kishin ngatërruar sëmundjen e leukemisë me infeksionin në gojë.

Për tu bindur se ajo vërtetë vuante nga një sëmundje e rëndë, i bëri edhe dhjetëra kontrolle tjera për shkak të mavijosjeve, xhungave në kraharor, tharje të buzëve dhe kokëdhimbjes.

Brenda pak orëve një konsulent privat ia kumtoi lajmin e hidhur – se vuan nga leukemia akute meloide dhe menjëherë u dërgua me urgjencë në spitalin mbretëresha Elizabeth.

“Së fundmi jam kthyer nga pushimet në Bali, ku vërejta se kam infeksion nga çamçakëzi që assesi nuk më largohej. Gjithashtu kisha të ënjtura dhe xhunga në gjoks, sa që më bënë të mendoja se vuaj nga kanceri në gji”, ka deklaruar 34-vjeçarja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rreth 40 adoleshentë sulmojnë tre marinsa amerikanë në Kaliforni

Rreth 40 adoleshentë sulmojnë tre marinsa amerikanë në Kaliforni

Amerika
Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Evropa
Shefi i mercenarëve të Wagner nis

Shefi i mercenarëve të Wagner nis "një sulm tjetër shpërthyes" ndaj Kremlinit, pas sulmit të supozuar me dronë në Moskë

Botë
Pamjet e sulmit me dronë në Moskë dhe pasojat e tij

Pamjet e sulmit me dronë në Moskë dhe pasojat e tij

Botë
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina ka të drejtë të mbrohet përtej kufijve

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina ka të drejtë të mbrohet përtej kufijve

Evropa
Sulm me dronë në Moskë, dëmtohen disa ndërtesa – mediat sjellin detajet, pamje të shumta në mediat sociale

Sulm me dronë në Moskë, dëmtohen disa ndërtesa – mediat sjellin detajet, pamje të shumta në mediat sociale

Botë
Kalo në kategori