LAJMI I FUNDIT:

“Mjaft u fshehët pas fëmijëve”, Musliu pyet Petkoviqin: Çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

“Mjaft u fshehët pas fëmijëve”, Musliu pyet Petkoviqin: Çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

Themeluesi dhe kryetari i bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, i ka reaguar shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit dënoi vendimin e institucioneve të Kosovës për të marrë nën kontroll një objekt të strukturave ilegale në veri.

Musliu, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur Petkoviqin se “nëse objekti në Zubin Potok vërtetë shërbente për fëmijë, trajnime të ndihmës së parë dhe punë humanitare, atëherë pse ishin të përfshirët në sulmin terrorist në Banjskë aty?”.

“Përgjigjuni sinqerisht, z. Petkoviq: Çfarë po bënin kriminelët e përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?”, ka pyetur Musliu, transmeton Telegrafi.


Tutje Musliu thotë “Z. Petkoviq, sa herë që institucionet e Kosovës veprojnë për të mbrojtur qytetarët e saj, ju ngrini zërin me akuza”.

“Nëse ai objekt në Zubin Potok vërtet shërbente për fëmijë, trajnime të ndihmës së parë dhe punë humanitare, atëherë na tregoni: PSE ISHIN TË PËRFSHIRËT NË SULMIN TERRORIST NË BANJSKË ATY?”

“Çfarë po bënin në atë vend? Ushtrime të ndihmës së parë me armë automatike? Mjaft u fshehët pas fëmijëve! Mjaft e përdorët Kryqin e Kuq për të mbrojtur kriminelët”, ka shkruar Musliu, duke postuar foto të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Islami: Petkoviq fshihet prapa fëmijëve dhe Kryqit të Kuq për të mbrojtur strukturat kriminale në veri
Lexo po ashtu Islami: Petkoviq fshihet prapa fëmijëve dhe Kryqit të Kuq për të mbrojtur strukturat kriminale në veri

Pas mbylljes së një qendre sportive e cila menaxhohej nga strukturat kriminale në veri gjatë javës që shkoi, ka reaguar drejtori i ashtuquajturës, zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e dënoi vendimin e institucioneve të Kosovës për të marrë nën kontroll një objekt që ai pretendon se i përket “njërës prej organizatave humanitare më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë”, duke iu referuar Kryqit të Kuq.

Edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, se po përdorë fëmijët në veri të Kosovës për të mbrojtur veprimtarinë e strukturave ilegale atje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Kronika e Zezë
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Lajme
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

Politikë
Nga Anglia në Tropojë me vrap për 40 ditë, shqiptari: Kam shpenzuar 130 mijë funte

Nga Anglia në Tropojë me vrap për 40 ditë, shqiptari: Kam shpenzuar 130 mijë funte

Lajme
Rrokulliset me traktor, humb jetën 55-vjeçari në Skenderaj

Rrokulliset me traktor, humb jetën 55-vjeçari në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kurti jep detaje pas pranimit të kërkesës së SHBA-së për strehimin e përkohshëm të 50 shtetasve nga vende të treta

Kurti jep detaje pas pranimit të kërkesës së SHBA-së për strehimin e përkohshëm të 50 shtetasve nga vende të treta

Lajme
Kalo në kategori