Ndryshime pozitive, prej dizajnit të ri, deri në shtimin e nivelit të sigurisë

Shumica e njohin Mitsubishi L200/Triton, pickup-i një tonësh që prodhohej në Bangkok të Tajlandës dhe eksportohej në tregun global, transmeton Telegrafi.

Pos në Shtetet e Bashkuara, ku nuk mund ta tejkalonte konkurrencën e fuqishme prej makinave të ngjashme. Njëjtë do të ndodhë edhe me Tritonin e ri, që del në shitje në të gjitha tregjet pos në atë amerikan.

Modeli i ri e ka të integruar “Dinamikën Mbrojtëse” që përfshihet në gjuhen e re dizajnuese të Mitsubishit, përfshirë edhe më shumë fuqi. Pamja e jashtme ka linja më të hapura, duke e bërë që të jetë më pak agresiv se paraardhësi.

Enterieri ka pësuar gjithashtu ndryshime pozitive, si materiale më të shtrenjta, shtresa në pjesën e poshtme, pjesët për të pushuar krahun, si dhe frena për parkim.

Të interesuarit për Triton, mund ta porosisin në dy versione Super-Select 4WD dhe Easy-Select 4WD. Që të dy versionet ofrojnë kapacitetet e duhura, për të kaluar me lehtësi edhe nëpër terrenet më të vështira.

Formatet e reja për zhavorr, rërë, baltë, borë, si dhe kanal të tharë, do t’ia mundësojnë Mitsubishi Triton kalimin nëpër çdo hapësirë. /Telegrafi/