Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër tre të pandehurve M.B., D.B., dhe ZH.M., për veprat penale: krim i organizuar, kontrabandim i mallrave, shmangie nga tatimi dhe shmangia nga akciza dhe detyrimet e importit.
Sipas aktakuzës të pandehurit në periudhën kohore prej 22.05.2009 deri më 14.07.2011 me dashje dhe me dijeni, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke e ditur se pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale.
Të pandehurit karburantet e naftës të blera në Serbi, i kanë futur ilegalisht në Kosovë, përmes kompanive të tyre, të cilat nuk posedonin licencë për importin e karburanteve. Këto karburante transportoheshin nga auto transportuesit, të cilët ishin të regjistruar në Republikën e Serbisë dhe të njëjtat nuk paraqiteshin në terminalin doganor në jug të Mitrovicës, ku kanë qenë të obliguar të zhdoganohen.
“Transportuesit i dërgonin ato karburante direkt në pompa të benzinës, të cilat gjenden në veri të Kosovës dhe të cilat nuk kanë leje përkatëse për tregti me karburante. Pasi që nuk paguajnë tatim për karburante kjo sasi e karburanteve shitej me çmim më të lirë gjegjësisht nën çmimin e tregut, ku rezulton se të pandehurit e lartcekur të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, duke futur mallra të importuara në mënyrë të kundërligjshme dhe të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë në vlerë të përgjithshme prej 3,035,911.36€, i kanë shkaktuar dëm në shkallë të madhe buxhetit të Kosovës, duke iu shmangur pagesës së akcizës në shumë prej 1,243,348.59€, llojit të tatimit në emër të TVSH-së në shumë prej 684,681.60€, tatimit të paragjykuar 3% në vlerën e shitur në shumën prej 92,705.43€ dhe në emër të kontributeve pensionale në shumën prej 30,901.81€”, bëhet e ditur në njoftim.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm