Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, po vazhdon çdo ditë aktivitetet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.

Sipas Komunës, ekipet janë angazhuar në fshirjen, larjen dhe pastrimin e shesheve dhe rrugëve, ndërsa po kryhen edhe punime për ujitjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, barit dhe luleve.


Qëllimi i këtyre aktiviteteve është krijimi i një ambienti më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët.

“Çdo ditë punojmë për një Mitrovicë të pastër, të gjelbër dhe të mirëmbajtur”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/