KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në rrugët “Isak Ibrahimi”, “Bislim Bajgora”, “Haki Misini”, “Elmaz Peci”, “Hajriz Bislimi”, “Lole Ribara” dhe “Luja Braja”.


Punime do të realizohen edhe në fshatrat Shupkofc, Suhodoll, Pirrq dhe Broboniq.

Ndërsa, në rrjetin e kanalizimit do të ketë intervenime në rrugët “Sylë Maloku” dhe “Mehmet Akif Ersoy”, si dhe në fshatin Zhitkofc.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Konsumatorët janë njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, ata këshillohen që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/