LAJMI I FUNDIT:

Miteva: Hetimi për Ejup Rustemin po vijon

Miteva: Hetimi për Ejup Rustemin po vijon

Hetimi është ende në vijim dhe në këtë moment mund t’i referohem asaj që e kemi si kumtesë nga MPB-ja, tha sot zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, e cila po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për rastin e ndalimit të ish-drejtorit të NP për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi.

Në hetim është përfshirë edhe një kompani sigurimi, e cila, sipas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë, është angazhuar për sigurim fizik të 14 pikëpagesave të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, ndërsa në vend të tre ndërrimeve ka siguruar sigurinë vetëm në një ndërrim, por për këtë arsye ka paguar shumën e plotë nga tenderi.

Në pyetjen e një gazetari nëse institucionet shtetërore dhe komunat që kanë lidhur kontrata sigurie me kompaninë do t’i ndërpresin ato, Miteva u përgjigj se nëse janë jashtë rregulloreve ligjore do të sanksionohen.


“Lidhur me një çështje konkrete, për një kompani të caktuar, besoj se të gjitha institucionet kompetente që kanë ndonjë lidhje, nëse është jashtë rregullores ligjore, menjëherë do të sanksionohen”, thotë Miteva.

Ministria e Punëve të Brendshme dje njoftoi se ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër pesë personave fizik dhe një personi juridik në lidhje me keqpërdorimet gjatë furnizimit publik për zgjedhje të firmës për sigurim fizik të 14 pikëpagesave të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Padia Penale është ngritur kundër Xh.B. (54) nga Kërçova, E.R. (56) nga Tetova, E.L. (61) nga Tetova, M.B. (48) nga Shkupi dhe D.Z. (39) nga Tetova dhe kundër një subjekti juridik nga Kërçova.

Në trend Lajme

Më shumë
Për të 20-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Për të 20-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Lajme
Haradinaj: Do ta votojmë për kandidat unifikues edhe Glauk Konjufcën

Haradinaj: Do ta votojmë për kandidat unifikues edhe Glauk Konjufcën

Lajme
Vdekja e 15-vjeçarit pas vetaksidentimit me biçikletë në Prishtinë – policia jep detaje

Vdekja e 15-vjeçarit pas vetaksidentimit me biçikletë në Prishtinë – policia jep detaje

Kronika e Zezë

"Policia, të gjithë barkas", momenti i arrestimit të shtatë të 'fortëve' të Durrësit

Lajme
Kajas me helikopter shkon në Mitrovicë, takon përfaqësuesit e EULEX-it

Kajas me helikopter shkon në Mitrovicë, takon përfaqësuesit e EULEX-it

Lajme
Deputetja e LDK-së: Preferojmë qeveri kalimtare, me kryeministër Lumir Abdixhikun

Deputetja e LDK-së: Preferojmë qeveri kalimtare, me kryeministër Lumir Abdixhikun

Lajme
Kalo në kategori