LAJMI I FUNDIT:

Ai më së gjati udhëhoqi republikanët në Senat – McConnell do të largohet nga drejtimi i partisë

Ai më së gjati udhëhoqi republikanët në Senat – McConnell do të largohet nga drejtimi i partisë

Mitch McConnell, politikani i fuqishëm nga Kentucky, njoftoi se po planifikon të tërhiqet si udhëheqësi republikan më jetëgjatë i Senatit.

Ai ka shërbyer si udhëheqës për gati 20 vjet, por tha se ishte “koha për të vazhduar” më tutje në jetë.


McConnell është dëshmuar si çelësi për kalimin e prioriteteve konservatore dhe zgjedhjen e republikanëve në Kongresin amerikan.

Megjithatë, vitet e fundit ai ka mbështetur krahun e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan bbc.

Udhëheqësi republikan i Senatit "ngrin në vend" në mes të konferencës për shtyp për disa sekonda - largohet nga aty për t'u kthyer më vonë
Lexo po ashtu Udhëheqësi republikan i Senatit "ngrin në vend" në mes të konferencës për shtyp për disa sekonda - largohet nga aty për t'u kthyer më vonë

Në fjalimin e tij, McConnell reflektoi mbi karrierën e gjatë politike, moshën 82-vjeçare dhe familjen e tij.

Ai ia kushtoi një pjesë të madhe të fjalimit të tij, megjithatë, rëndësisë së lidershipit global të SHBA-së, pavarësisht ndryshimit ideologjik që ka pësuar partia e tij nën retorikën izoluese të Trumpit.

“Unë e njoh politikën brenda partisë sime në këtë moment të caktuar kohor. Kam shumë gabime, por keqkuptimi i politikës nuk është një”, tha ai.

“Thënë kjo, unë besoj më fort se kurrë se është thelbësor lidershipi global i Amerikës”, deklaroi McConnell.

Ndryshe, McConell disa herë ka pasur probleme shëndetësore dhe kjo është ndër arsyet kryesore që po largohet nga drejtimi i grupit republikanë në Senat. /Telegrafi/