LAJMI I FUNDIT:

Misteri i ri i Trekëndëshit të Bermudeve: Pas dasmës u nisën me aeroplan për muajin e mjaltit dhe u zhdukën pa gjurmë (Foto)

Misteri i ri i Trekëndëshit të Bermudeve: Pas dasmës u nisën me aeroplan për muajin e mjaltit dhe u zhdukën pa gjurmë (Foto)

Prindërit dhe familjarët e çiftit Forest dhe Dona Sanko që së fundmi ishin martuar, kanë angazhuar detektivë privat pasi në mënyrë misterioze ishin zhdukur dyshja derisa po fluturonin me aeroplan mbi Trekëndëshin e Bermudeve.

Për çiftin bashkëshortor nga Teksasi nuk ka kurrfarë informacioni që kur nuk arritën në destinacion e planifikuar, ku dyshja dëshironin që muajin e mjaltit a kalojnë në Bahama, transmeton Telegrafi.


Sunrise somewhere in the Bahamas…..

A post shared by Forrest Sanco (@forrestsanco) on Sep 26, 2017 at 3:59am PDT

Forest dhe Dona dy javë më parë ishin larguar nga Fort Vort me aeroplan të tipit Cesna 150, të vjetër plot 51 vite. Ata kishin aterruar në pjesën veriore të Eluterës në Bahama, për ta mbushur me kerozinë aeroplanin, kanë njoftuar prindërit e dyshes.

Ata është dashur ta vazhdojnë rrugëtimin për në ishullin Rum Kay, që ishte dy orë larg vendit ku kishin aterruar dhe kishin rezervuar një shtëpi për plot një javë qëndrim.

Por, kurrë nuk kishin arritur atje dhe askush deri më sot nuk ka dëgjuar asgjë për ata, që kur publikuan në Instagram një fotografi të lindjes së diellit.

Të afërmit filluan të brengosen kur ata nuk u shfaqen për macen e tyre, por edhe kur Forest nuk u paraqit në punë.

Ata përmes GoFunMe krijuan një llogari përmes të cilës shpresonin të mbledhin para për t’i paguar detektivët e angazhuar në gjetjen e tyre.

Deri më tani kanë mbledhur 9 mijë funte kurse për qëllim kishin të mbledhin 15 mijë. Por, edhe pas dy javëve kërkim ende nuk ka asnjë gjurmë nga çifti Sanko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori