Ka filluar të rritet numri i atyre që të paktën një herë në jetë dëshirojnë ta vizitojnë Korenë e Veriut.

Ky vend i izoluar për shumëkënd është misterioz, kurse në të mund të futen shumë pak njerëz, transmeton Telegrafi.


Përveç parave, natyrisht se nevojitet të keni guxim, e në veçanti pas asaj çfarë i ka ndodhur studentit amerikan Otto Vormbir, i cili nga kati i pestë i hotelit në të cilin që i ndalohet hyrja çdo të huaji, arriti të vjedh një poster propagandues.

Ai udhëtimin e tij për në Korenë e Veriut e kishte aranzhuar përmes agjencisë turistike Young Pioneers Tours, e cila tash e 10 vite organizon udhëtimet për në Korenë e Veriut.

Otto për shkak të vjedhjes është dënuar me 15 vite punë të rënda. Por, në fillim të muajit të kaluar u kthye në shtëpi në gjendje kome, kurse një javë më pas ndërroi jetë.

Këtë agjenci edhe të tjerët e kanë vizituar për faktin se ka çmime më të lira për udhëtimin në vendin më të izoluar në botë, por shumë konsiderojnë që menaxhmenti i saj nuk i kanë kushtuar edhe aq shumë rëndësi sigurisë së turistëve, dhe se qëllimisht i kanë ekspozuar në vende të rrezikshme.

Të gjithë turistët që udhëtojnë më këtë agjenci në Korenë e Veriut, akomodohen në hotelin ndërkombëtar Jangankdo, që është kryesisht i dedikuar për turistët ndërkombëtar.

4 10

Por, lidhur me këtë hotel qarkullojnë histori të ndryshme se ekziston “kati i pestë i “ndaluar”, ku turistëve u ndalohet qëndrimi, pasi është i dedikuar ekskluzivisht për punëtorët.

Brenda ashensorit nuk gjendet butoni me numër pesë që do të mund të dërgonte dikë në katin e pestë. Por, që ky kat nuk është mit dhe që vërtetë ekziston, pas tragjedisë së studentit amerikan, edhe shumë turistë tjerë kanë vendosur ta hulumtojnë.

Mjeku Kalvin San, themelues i agjencisë Monsun Diaries, kishte qëndruar në Korenë e Veriut gjatë vitit 2011. Së bashku me një grup të vogël turistësh ai kishte udhëtuar me aeroplan për në kryeqytetin e këtij vendi, ku kishte qëndruar në hotelin e shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

Brenda tij kishte boulling, bare të ndryshme dhe dhoma të veçanta ku luhet me letra. Por, ajo çfarë u interesonte në fakt ishte kati i pestë.

Ky kat ishte më i ulët sesa katet tjera dhe nëpër mure kishte posterë që lartësonin popullin e Koresë së Veriut. Në një poster shkruante se si do t’i hakmerren Shteteve të Bashkuara, dhe ishte e vizatuar një bombë në të cilën figuronte një mbishkrim - SHBA.

Kalvin San ka filmuar grupin e turistëve duke qëndruar në katin e “ndaluar”, dhe ka pranuar se si të gjithë ishin nervoz, pasi vazhdimisht thoshin se nuk do të duhej të ishin këtu.

3 14

Pasi që ka pasur rastin ta vizitoj këtë vend, Kalvin nuk beson që Otto kishte vjedhur posterin propagandistik nga ai kat, për çka edhe akuzohej nga autoritetet e Koresë së Veriut. Ai gjithashtu thotë se pamjet që janë filmuar nga kamerat e sigurisë ku shfaqet Otto, nuk i përkasin katit të ndaluar.

Përveç rrëfimit të tij, ekziston një video e vitit 2015 ku një grup i turistëve arrijnë të futen në katin e pestë, por një punëtore i kishte lutur që të zbresin poshtë.

Gjithashtu në internet është shfaqur edhe një video, ku shihen një grup tjetër turistësh duke shëtitur në katin e ndaluar të hotelit. Ata kishin arritur me ashensor duke prekur vazhdimisht butonat e katit të katërt dhe të gjashtë. /Telegrafi/