LAJMI I FUNDIT:

Misioni i BE-së nuk do t’i vëzhgojë zgjedhjet në veri

Misioni i BE-së nuk do t’i vëzhgojë zgjedhjet në veri

Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano ka thënë se afatet e shkurtra nuk e lejojnë Bashkimin Evropian të dërgojë një mision elektoral me rastin e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës.

Stano bën të ditur se ndonëse BE-ja ka marrë një ftesë për të vendosur një Mision të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU MVZ) për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, një gjë e tillë nuk  do të jetë e mundur.


“BE-ja ka marrë një ftesë për të vendosur një Mision të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU MVZ) për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të planifikuara më 18 dhjetor 2022. dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, të planifikuara më 25 dhjetor 2022. Fatkeqësisht, afatet shumë të shkurtra nuk e lejojnë BE-në të dërgojë një mision elektoral me këtë rast. Metodologjia jonë (duke përfshirë vëzhgimin afatgjatë dhe afatshkurtër), parashikon që çdo MVZ e BE-së të vendoset shumë përpara ditës së zgjedhjeve në mënyrë që të mbulojë dhe të jetë në gjendje të ofrojë analiza të hollësishme të gjitha aspektet e procesit zgjedhor në një raport përfundimtar”, ka deklaruar Stano.

Krahas kësaj, ai ka thënë se BE-ja dënon sulmet e dhunshme në veri të Kosovës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesit që të përmbahen nga çdo veprim provokues dhe të rivendosin qetësinë menjëherë, njofton RTV Dukagjini.

Ndërkaq, ai thotë se autoritetet e Kosovës duhet të marrin parasysh me kujdes të gjithë faktorët e sigurisë për të siguruar që zgjedhjet në veri të vendit të mbahen në kushte paqësore.

Shkaku i zgjedhjeve në Veri të vendit vjen pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori