Chelsea do të shesë tetë lojtarë këtë verë, dukë bërë një pastrim masiv në skuadër, kërkesë kjo e pronarit Todd Boehly.

Blutë duhet të balancojnë librat pasi kanë humbje prej 121.3 milionë funtesh (137 milionë euro) për sezonin 2021-2022 dhe 274 milionë funte (310 milionë euro) në dy sezonet e fundit.


Chelsea gjithashtu po vuan një sezon të dobët, ku aktualisht janë në vendin e 11-të në Ligën Premier, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve janë afër eliminimit pas humbjes 2-0 kundër Real Madridit në çerekfinale.

Pronari i ri Todd Boehly kërkon të ulur humbjet për të mos rrezikuar sanksionet e Fair Play Financiar.

boehly

Tetë lojtarë të Chelseat do të shiten në afatin kalimtar veror. Kjo përfshin yjet e mesfushës Mason Mount, Mateo Kovacic dhe N'Golo Kante që janë pa kontratë, të cilët do të largoheshin falas.

Edhe të diplomuarit nga akademia, Conor Gallagher dhe Ruben Loftus-Cheek, janë pjesë e listës.

Sulmuesit Christian Pulisic, Hakim Ziyech dhe Pierre-Emerick Aubameyang po ashtu mund të shiten, pasi vlejnë në treg.

kovacic casemiro

Marrëveshja e Kante skadon në verë, ndërsa Mount, Kovacic, Pulisic, Loftus-Cheek dhe Aubameyang futen në 12 muajt e fundit të kontratave të tyre.

Gallagher dhe Ziyech, ndërkohë, janë të lidhur me klubin deri në vitin 2025.

Screenshot 2 61

Nuk është se mungojnë ofertat për lotjarët, pasi që bëhet fjalë për lojtarë të shkëlqyer. /Telegrafi/

telegrafi sport app