LAJMI I FUNDIT:

Mish pate me perime

Mish pate me perime

Për 4 persona:

* 1 patë 1.5 kg gati për t’u gatuar;
* 1 zemër lakre;
* 12 karrota të vogla;
* 4 rrepa të vogël;
* 4 presh të njomë;
* kripë kokërrmadhe, piper.


Për erëzat: 1 degë selino, 10 kërcej majdanozi, 1 gjethe dafine, 1 degëz trumzë, 1 degëz rozmarinë.

– Priteni zemrën e lakrës në çerekshe. Shpëlajini dhe kullojini. Qëroni karotat dhe rrepat. Lani me kujdes preshtë dhe lidhini në tufë.
– Përgatitni tufën e erëzave: lidhni bashkë degën e larë të selinos, kërcejtë e majdanozit, gjethen e dafinës dhe degët e trumzës e të rozmarinës.
– Vendosini të gjitha perimet dhe tufëzën e bimëve aromatike në një tenxhere të madhe. Hidhni 2 litra ujë. Shtoni 1 lugë gjellë kripë. Jepini një valë, hiqeni shkumën derisa lëngu i zierjes të jetë i kthjellët. Hidhni piper, pakësoni temperaturën e dhomës (shporetit) dhe lëreni të ziejë në zjarr të dobët për 15 minuta. Hiqni perimet.
– Futni në lëng mishin e patës dhe lëreni të ziejë për 40 minuta.
– Rifutni perimet duke i bashkuar me mishin dhe i lini në zjarr 5 minuta. Servojeni në supierë të ngrohur paraprakisht ose në pjata supe të ngrohta.
– Mbajini fasulët për gjithë natën në ujë të ftohtë, të nesërmen kullojini, vendosini në një tenxhere me gjethen e dafinës dhe trumzën. Mbulojini me ujë dhe le të ziejë në zjarr të ngadalshëm përreth 1 orë derisa të zbuten.
– Përvëloni domatet, qërojini dhe pritni në copa. Shtojini fasulet, si dhe tabletën e supës dhe thelpinjtë e hudhrës.
Jepuni valë të gjithave.
– Shtoni grurin, pritni që të marrë valë përsëri pastaj lërini të ziejnë ngadalë dhe për 10 minuta. Shtoni vajin dhe gjalpin. Mbushni një tenxhere me ujë deri në 2 cm nga buzët e saj. Shtoni 1 lugë gjelle uthull. Jepini një valë, pastaj le të ziejë ngadalë.
– Thyeni vezët një nga një duke i hedhur në ujë dhe duke mbledhur të bardhën rreth të verdhës. Le të ziejnë për 3 minuta. Hiqini nga uji me anën e një luge me vrimë dhe jepini formë të rregullt të bardhës me ndihmën e një thike.
Vendosini në 4 pjata të thella.
– Ndajini perimet bashkë me lëngun e tyre nëpër pjata.
Hidhuni piper.
– Servojeni menjëherë.