LAJMI I FUNDIT:

Mirëmbajtësi i pyllit u sulmua nga ariu të cilin po e kthente sërish në mal (Video)

Mirëmbajtësi i pyllit u sulmua nga ariu të cilin po e kthente sërish në mal (Video)

Ariu e sulmoi mirëmbajtësin e pyllit, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme, pasi intervenimi për shpëtim nuk shkoi si duhet.

Ngjarja ndodhi derisa bëheshin përpjekje, për ta dërguar kafshën nga rezervuari Velugodu, për në një pjesë malore në Madhia Andhra të Indisë, transmeton Telegrafi.


Me të larguar litarët që e mbështillnin, ari nisi të sulmonte, ndërsa u vërsul njërin prej tyre, i cili u hodh në ujë në përpjekje të ikte.

Raportohet se kafsha që kishte shkuar në atë rezervuar, në mënyrë të pashpjegueshme, i shkaktoi atij lëndime të konsiderueshme, por jo me pasoja për jetën. /Telegrafi/