LAJMI I FUNDIT:

Miratohet vendimi preliminar për shpronësimin e pronave të “Damper-it” në Suharekë, do të kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes

Miratohet vendimi preliminar për shpronësimin e pronave të “Damper-it” në Suharekë, do të kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës miratuan vendimin preliminar për interes publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkan” Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aliu në një postim në Facebook duke qenë se Damperi është aseti kryesor i Fabrikës së Ballkanit dhe punëtorët e Ballkanit me vite të tëra presin kthimin e borxhit ndaj tyre nga institucionet shtetërore, me anë të këtij vendimi do të mundësohet edhe kompensimi i të drejtave të tyre.


“Pas miratimit të Vendimit Nr.02/175 të datës 29.11.2023, Departamenti i Shpronësimit me datë 18.12.2023, ka mbajtur Dëgjimin Publik në Komunën e Suharekës me pronarët e pronave konform Ligjit për Shpronësim dhe ka trajtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e pronarëve dhe pas plotësimit të kushteve të parapara kemi marrë Vendimin për miratimin e Vendimit Preliminar për shpronësimin për interes publik të  pronave të paluajtshme të Njësisë Damper”, shkruan ai. /Telegrafi/