LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e forcave të armatosura në mes Kosovës dhe Kuvajtit

Miratohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e forcave të armatosura në mes Kosovës dhe Kuvajtit

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e forcave të armatosura në mes Kosovës dhe Kuvajtit.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla tha para kabinetit qeveritar se Kosova dhe Kuvajti kanë shprehur gatishmërinë dhe janë pajtuar për lidhjen e marrëveshjes për statusin e forcave, marrëveshje kjo e njohur si SOFA.


“Me vizionin dhe përkushtimin tonë që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë partner serioz dhe i besueshëm i ushtrive të vendeve mike kemi arritur të finalizojmë të gjitha procedurat e nevojshme dhe të bëjmë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme”, tha ai, raporton Telegrafi.

Zëvendësministri tregoi se marrëveshja SOFA e rregullon statusin e ushtrive të vendeve partnere gjatë trajnimit, ushtrimeve e misioneve jashtë vendit dhe me këtë përcaktohet si do të trajtohen pjesëtarët e FSK-së gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtetin e Kuvajtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori