LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Ligji për heqjen e homologimit për Automjete

Miratohet Ligji për heqjen e homologimit për Automjete

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Automjete që heq homologimin për mjetet rrugore të reja dhe të përdorura.

Reklama

Përkrahje këtij ndryshimi i dhanë 75 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa u miratuan edhe dy amendamente nga komisioni funksional.

Në parim ky projektligj është miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, deputetët miratuan në parim edhe Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, për të cilin gjatë ditës nuk kishte kuorum.

Një muaj më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 70 vota për kanë votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Në këtë Projektligj, lista e shteteve të përcaktuara në paragrafin 1.14. të këtij neni, mund të ndryshohet ose plotësohet me vendim të ministrit, varësisht nga ndryshimi i standardeve.

Në nenin 2 të këtij Projektligji parashihet heqja e plotë e nenit 27 të Ligjit për Automjete që parasheh procedurën e mjeteve të përmirësuara dhe të riparuara.

Ndërsa në nenin e tretë thuhet se, “pronari i mjetit transportues është i obliguar të kërkojë që ndryshimet e bëra në mjetin e tij, e të cilat janë bërë me pëlqimin e tij, atëherë duhet të evidentohen pranë institucionit të autorizuar, në afat prej 30 ditësh nga dita e ndryshimit të bërë”.

Kryeministri Albin Kurti pas këtij vendimi kishte reaguar duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.

“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, kishte thënë Kurti. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

Korporata Rugove
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO
Fondi i Efikasitetit të Energjisë në Kosovë (FKEE) shpall thirrje për firma konsulete të energjisë në Kosovë

Fondi i Efikasitetit të Energjisë në Kosovë (FKEE) shpall thirrje për firma konsulete të energjisë në Kosovë

Ekonomi
Çfarë po ndryshon për pensionistët në Gjermani?

Çfarë po ndryshon për pensionistët në Gjermani?

Botë
Loja që po bën të gjithë të marrin pjesë

Loja që po bën të gjithë të marrin pjesë

Petrol Company
Kalo në kategori