Miratim i një Rezolute nga ana e Kuvendit të Kosovës, e cila kërkon që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, në aspektin procedural do të ishte në kundërshtim me Nenin 1, paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thuhet se vendi ynë nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti. Kështu thotë për Telegrafin Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Krasniqi ka thënë se nëse do të miratohej një Rezolutë e tillë, mundet që të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Listës Serbe.
“Kushtetuta ka paraparë që paktën dhjetë deputetë, brenda afatit prej tetë ditësh nga dita e miratimit, mund të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji apo vendim të miratuar nga Kuvendi”, ka teksuar Krasniqi, për Telegrafin.
Ai ka theksuar se nuk është aspak në interes të institucioneve të Kosovës që të hyjnë në aventura të panevojshme të cilat sipas tij, nuk kanë asnjë efekt në këtë çështje.
Krasniqi më tutje ka thënë se një grup parlamentar mundet me propozu rezolutën, duke sqaruar se miratimi i saj bëhet me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm.
Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës këtë të hënë në Prishtinë, të cilët i kanë kërkuar atij miratimin e një rezolute në Kuvend përmes të cilës të kërkohet bashkimi i Luginës me Kosovën.
Në konferencën për shtyp së bashku me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Thaçi kishte deklaruar se tashmë është bërë i ditur vullneti i shqiptarëve të Luginës për t’u bashkuar me Kosovën, e në të ardhmen do të ketë zhvillime për realizimin e këtij objektivi.
“Do të bëjmë përpjekje që kjo çështje të mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha ai, duke theksuar mbështetjen e plotë të dëshirës së tyre për bashkim me Kosovën.
Presidenti i Kosovës kishte theksuar se gjithashtu se do të punonhet që përfaqësuesit politikë të Luginës të jenë pjesë e dialogut përfundimtar mes Kosovës e Serbisë, pasi kjo ka të bëjë me të ardhmen e tyre.
Por, Thaçi deklaroi se për çështjen e Luginës duhet unitet edhe në spektrin politik të Kosovës. Për këtë, ideja për hartimin dhe miratimin e një rezolute nga Kuvendi do t’i procedohet kryeparlamentarit Veseli, kryeministrit Haradinaj dhe shefave të grupeve parlamentare, në mënyrë që të ketë mbështetje unike për këtë çështje.
Shqipërim Arifi, kryetar i Preshevës tha se ata kishin shpalosur idenë për një rezolutë në takimin me Thaçin, që do të duhet të dalë nga Kuvendi i Kosovës për të drejtën e bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.
I pyetur nga mediet nëse do ta vizitojë Luginën e Preshevës, Thaçi ka theksuar se e njeh shumë mirë Luginën e Preshevës, si dhe shqetësimet e tyre, megjithatë nuk mund ta vizitojë rajonin për shkak të rrethanave.
“Në jetën time e kam vizituar Preshevën dhe kam qëndruar atje. Kam pasur bashkëluftëtarë nga Lugina. E njoh shumë mirë këtë pjesë, edhe shqetësimet e tyre. Për këtë jam i vendosur, që vullnetin e tyre ta shtyj përpara. Kur e kam vizituar Luginën e Preshevës, nuk kam pasur leje nga Serbia. Kam qenë aty në përpjekjet për kauzën tonë”, ka deklaruar Thaçi.
Megjithatë, siç ka shtuar ai, tani janë rrethana të tjera.
“Ju të gjithë e dini që jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim, Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as nuk e kam kërkuar. Unë sillem si president dhe nuk dua të ballafaqohem fizikisht. Edhe sot, përfaqësuesit e Luginës më ftuan ta vizitoj atë pjesë, por rrethanat janë të tilla që Beogradi nuk e sheh të arsyeshme praninë time atje. Unë nuk kam bërë një kërkesë të tillë, sepse e kam të qartë përgjigjen e tyre. Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, do të bashkëpunojmë ngushtë”, kishte shtuar presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre