LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i deklaratës për mbështetjen e rezolutës së PE-së për dialogun – shefat e grupeve parlamentare në konsultim

Miratimi i deklaratës për mbështetjen e rezolutës së PE-së për dialogun – shefat e grupeve parlamentare në konsultim

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë përkohësisht punimet e seancës së sotme plenare, për t’u konsultuar grupet parlamentare lidhur me miratimin e deklaratës për mbështetjen e rezolutës së Parlamentit Evropian, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh që me këtë rast Grupi Parlamentar i AAK-së i mbështetur edhe nga grupet tjera parlamentare opozitare ka parashtruar kërkesën për miratimin e kësaj deklaratë që do ta mbështeste rezolutën e PE-së.


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi mbështetjen e grupeve parlamentare për miratimin e kësaj deklarate.

“Ne kemi pasur një diskutim pas miratimit të rezolutës së PE-së e cila në 28 pika e dënon sulmin e 24 shtatorit dhe kërkon të ketë hetim ndërkombëtar për involvimin e Serbisë në këtë çështje. Deklarata e Kuvendit që është hartuar nga ne përveç që jep vlerësim dhe falënderon PE-në jep edhe disa zotime si institucione”, tha Tahiri.

Pas kësaj kryeplarmentari Konjufca pyeti deputetët nëse duan që ta hedhin në votim, apo të ketë konsultim nga ana e shefave të grupeve parlamentare.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se do të ishte e udhës që të ketë edhe një rishikim të përbashkët.

“Ne si grup parlamentar në parim jemi në mbështetje të asaj rezolute vetëm kërkojmë mirëkuptimin që të bëjmë edhe njëherë një rishikim të përbashkët dhe mund të kthehemi sot gjatë ditës që ta miratojmë. Duam vetëm që të jemi të gjithë në të njëjtën vijë dhe të pajtohemi në tërësi me përmbajtjen e tekstit të kësaj rezolute”, tha ajo.

Konjufca pyeti deputetët nëse iu mjaftojnë 15 minuta për ti harmonizuar qëndrimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori