Pas katër viteve me plot suksese të kaluara në Spanjë me Atletico Madridin, Miranda po dëshiron një aventurë të re dhe sipas gjitha gjasave ajo do të jetë në Serie A.

Braziliani po kërkohet nga Interi e cila është futur në negociata me agjentin e lojtarit dhe janë pran arritjes së marrëveshjes për transferimin e tij në ‘Giuzzeppe Meazza’.


Inter për lojtarin ka bërë gati një kontratë tri vjeçare me tre milionë euro në stinor dhe me këto kushte duket se janë pajtuar palët.

Tani italianëve i mbetet ta bindin Atletico Madridin e cila për 30 – vjeçarin po kërkon rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app