Situata me pandeminë COVID-19 dhe rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit, do të shtyjë edhe për një kohë hapjen e kufijve me Shqipërinë.
Rastet e mbrëmshme në Kosovë ku u konfirmuan 24 raste të reja, nuk po konsiderohet sinjal i mirë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se hapja e kufijve dhe fillimi i turizmit varet nga situata pandemike dhe rënia e numrit të rasteve.
“Për të hyrë në Shqipëri ose në Kosovë do të ndodhë pasi të bien numrat e të infektuarve, sepse kjo është një infeksion, përpara se të shkojmë në pushime ne duhet të mbrojmë vetveten. Rastet e mbrëmshme në Kosovë ,janë indikacion se ende nuk është vënë në kontroll situata, dhe për këtë është e rëndësishme që ne të sigurojmë një zonë të gjelbër si Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për ti minimizuar rastet në maksimum, kjo është domosdoshmëria numër një, dhe vetëm pasi kemi arritur këtë atëherë ne mund të mendojmë se ku mund të ketë një hapje jo masive po një fazë të dytë të hapjes”, tha Minxhozi.
Ambasadori Minxhozi siguroi se këtë vit nuk do të ketë një plazh masiv siç ka pasur viteve të kaluara.
“Këtë vit nuk do të ketë një plazh masivë siç është bërë vitin e kaluar, nuk do të ketë lokale nate, sepse akoma virusi është në qarkullim, prandaj do kujdes por natyrisht ne po marrim të gjitha masat si Shqipëria ashtu edhe Kosova për ta parë këtë fenomen në vazhdimësi. Përpara se te caktojmë një datë ne duhet të shikojmë një periudhë se kur ky virus do të shënojë uljen më të madhe të rasteve. Të gjithë duhet të mendojnë që para detit është shëndeti”, u shpreh Minxhozi.
Minxhozi bëri të ditur se rregullat e plazhit do të jenë strikte.
“Në Shqipëri kanë filluar të përcaktohen rregullat për çadrat, për plazhet, për restorantet por problemi numër një është vënia në kontroll që të mos ketë diferenca në mes Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket shpërndarjes së virusit, po e përsëris përpara shëndeti pastaj deti”, u shpreh ambasadori.
Ambasadori shqiptar theksoi se e gjithë kjo do të ndodh varësisht si shkon menaxhimi i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Ish-kryeinspektori i AKI-së që po “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë – njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit