LAJMI I FUNDIT:

Mino Raiola me babanë e Erling Haaland në Barcelonë, ylli norvegjez pritet të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit

Mino Raiola me babanë e Erling Haaland në Barcelonë, ylli norvegjez pritet të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit

Erling Haaland është njëri nga lojtarët më të kërkuar në botë nga skuadrat e mëdha.

Sulmuesi norvegjez po kalon formë të jashtëzakonshme dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Por duket se hapa para ka bërë gjiganti katalunas Barcelona për të nënshkruar me sensacionin norvegjez.

Agjenti i Haaland, Mino Raiola është në Barcelonë së bashku me babanë e futbollistit Alf-Inge Haaland, ku janë në takim me drejtuesit e katalunasve.

Mediat e ndryshme evropiane kanë raportuar se dyshja është pritur nga ndihmësi i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

Haaland mbetet prioritet i Barcelonës për të nënshkruar në afatin kalimtar veror.

Kampioni i shumëfishtë i Spanjës është gati të shpenzojë 180 milionë për të nënshkruar me norvegjezin gjatë verës.

20-vjeçari është në kulmin e formës së tij, pasi këtë edicion në 31 ndeshje zyrtare me fanellën e Dortmund ka shënuar 33 gola e ka bërë tetë asistime.

Përveç që Barcelonës që shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me të, në garë për talentin norvegjez janë edhe Chelsea, Real Madrid, Paris Saint Germain, Bayern Munich, Manchester City, Manchester United dhe Juventus.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Haaland pritet të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke u barazuar me Kylian Mbappen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori