LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq takoi shefat e zyrave regjionale

Ministrja Ziviq takoi shefat e zyrave regjionale

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq ka mbajtur sot takim me kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe shefat e zyrave regjionale.

Në takim është biseduar rreth procesit të vlerësimit të aplikacioneve për subvencione dhe grante investive, ku me këtë rast ministrja ka kërkuar nga shefat e zyrave regjionale që profesionalisht dhe në përputhje me ligjin të bëhet vlerësimi dhe gjitha procedurat tjera deri tek kontrolla në terren.

Gjithashtu është pajtuar edhe formimi i komisionit pranë Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, i cili do të merret me ankesa dhe sugjerime për të gjithë aplikuesit. /Telegrafi/