LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha: Presim vlerësim nga shtetet e Presidencës së Këshillit të BE-së për rrugën tonë integruese

Ministrja Hoxha: Presim vlerësim nga shtetet e Presidencës së Këshillit të BE-së për rrugën tonë integruese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në tryezën me temën “Rruga e Kosovës në Integrimin Evropian nga pikë vështrimi i treshes së Presidencës së Këshillit të BE-së”, ka thënë se BE-ja mbetet adresa e vetme për paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe mundësi të barabarta për qytetarët e Kosovës tanë.

Hoxha ka thënë se nga Bashkimi Evropian kërkojnë qasje objektive.

“Nga Presidenca e Këshillit të BE-së, dhe nga BE-ja në përgjithësi, ne kërkojmë qasje objektive, vlerësim konform të arriturave tona, njëjtë sikur për vendet tjera aspirantë drejt BE-së, duke marrë vëmendjen e merituar”, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se mirëpret vizionin e vendeve të Këshillit të BE-së.

“Unë e mirëpres vizionin e vendeve kryesuese të Këshillit të BE-së dhe shpreh përkushtimin tim, në emër të institucioneve, për të bashkëpunuar në mënyrë të ngushtë drejt realizimit të vizionit tonë të përbashkët”, theksoi ajo.

Sipas njoftimit për media, në këtë tryezë diskutimi të pranishëm ishin misionet diplomatike të treshes kryesuese të Këshillit të BE-së, përkatësisht, ambasada e Kroacisë, ambasada e Finlandës dhe Zyra Ndërlidhëse e Rumanisë në Kosovë.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se së bashku me ambasadoren Maria Kapitanoviq, ambasadoren Pia Stjernvall, Daniel Onișor si dhe mysafirët tjerë, u diskutua për arritjet, sfidat dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori