LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha kërkon në Austri përkrahje për liberalizimin e vizave

Ministrja Hoxha kërkon në Austri përkrahje për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë, me ç’rast ka takuar Peter Goldgruber, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë.

Në këtë takim Hoxha kërkoi përkrahjen e Austrisë për votimin në Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Ministria e Integrimeve Evropiane.

“Përkrahja e Austrisë, për procesin e liberalizimit të vizave është e domosdoshme për shumë arsye”, theksoi Hoxha duke e njoftuar sekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të arriturat në fushën e sigurisë, migracionit dhe në veçanti sigurisë së kufijve.

Hoxha kërkoi përkrahjen e Austrisë që liberalizimi i vizave të vihet në agjendën e Këshillit të Ministrave sa më parë që të jetë e mundur.

Po sipas njoftimit, sekretari i shtetit, Goldgruber, e konfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin integrues dhe liberalizimin e vizave për mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, duke theksuar se Austria do të jetë vazhdimisht krah i fuqishëm edhe për integrimin në organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori