LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka tha sot se lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet.

Pas takimit të ministrialit të NATO-s në Bruksel, Xhaçka deklaroi se është e qartë që krerët e UÇK-së nuk kanë kryer krime siç pretendohet.


Po ashtu, ajo njoftoi se Shqipëria do të vijojë luftën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rrëzuar rezolutën që u ngrit mbi raportin e Dick Martin.

“Lufta e Kosovës nuk mund të rishkruhet. Ne e respektojmë parimin e barazisë para ligjit dhe gjykatës që është krijuar me vendim të Gjykatës së Kosovës, por duke pasur parasysh akuzat që i hapën rrugë kësaj gjykate dhe vullnetin e atyre që sot janë marrë të pandehur për ta pastruar Kosovën nga ajo njollë, ajo që po ndodh prej 2 vitesh është e dhimbshme dhe e dëmshme”, tha ministrja.

Duket qartë se UÇK-ja nuk ka kryer krime lufte. Ne duam drejtësi dhe të hiqet njolla e turpit nga lufta e drejtë e Kosovës për pavarësi”, tha mes të tjerash ministrja.

“Fokusi kryesor i diskutimeve tona ishte mbi kërcënimet kryesore të cilat prekin sigurinë e zonës Euro-Atlantike dhe mbështetja afatgjatë për Ukrainën dhe të drejtën e saj për vetëmbrojtje. Nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, veçanërisht në rajonin tonë dhe në këtë kontekst vlerësova arritjen e marrëveshjes së 18 marsit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin ndërmjetësues të BE-së dhe SHBA-së për arritjen e saj”, tha Xhaçka.

Duke u ndalur në gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK-së për krime lufte, Xhaçka thekson se udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim po akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte.

Ministrja tha se, për këto krime duhet drejtësi e vërtetë, të shihen faktet dhe të hiqet njolla e padrejtë e turpit nga lufta heroike e Kosovës për pavarësi.

Ajo u shpreh se, “si të gjithë bashkëkombësit tanë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo nëpër botë, ne kërkojmë drejtësi. Jo që dikush të jetë mbi ligjin, por që të shihen faktet dhe të hiqet njolla e padrejtë e turpit nga lufta heroike e Kosovës për pavarësi. Dhe të mos harrohet se krime lufte, vrasje civilësh në masë, varre masive ende të pazbuluara, përdhunime, tortura, zhvendosje të detyruara, janë kryer prej regjimit të Millosheviçit. Për këto krime duhet drejtësi e vërtetë, duke përfshirë zbulimin e vendndodhjeve të të gjitha vendeve të varrimit”.

Xhaçka nënvizoi se dialogu Kosovë-Shqipëri duhet zbatuar për të lënë pas të kaluarën tragjike.

Ajo tha se, “kjo është pjesë e angazhimeve të dialogut Kosove-Serbi të cilat duhen zbatuar tërësisht, në mënyrë që të lemë pas të kaluarën tragjike dhe të shohim nga e ardhmja e përbashkët evropiane”.

Ministrja theksoi se, “Shqipëria po bën përpjekje këmbëngulëse që drejtësia të vihet në vend. Dhomat e specializuara për Kosovën u ngritën pas Rezolutës së vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila siç e përmenda përfshiu akuzat e pambështetura në asnjë fakt e në asnjë provë të një reporteri të Këshillit të Evropës, për trafikun e organeve njerëzore”.

Ajo shtoi se, Kuvendi ynë miratoi para rreth një viti një rezolutë ku konsideroheshin të pabaza këto pretendime dhe kërkohej që Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës të rishikojë rezolutën e miratuar prej saj.

“Kryeministri Rama e paraqiti me forcë, me argumente e me pasion këtë kërkesë në një fjalim historik para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Xhaçka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori