LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Brendshme e Britanisë: Shqipëria probleme me krimin dhe korrupsionin

Ministrja e Brendshme e Britanisë: Shqipëria probleme me krimin dhe korrupsionin

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Theresa May, ka deklaruar sot se vende të tilla si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia nuk mund të bashkohen me Bashkimin Evropian.

Ajo e argumentoi qëndrimin e saj duke i cilësuar vende të tilla “si të varfra, me probleme serioze të krimit të organizuar, korrupsionit dhe ndonjëherë edhe me terrorizmin”.


“Duhet të pyesim nëse është vërtet e drejtë që BE duhet thjesht të vazhdojë të zgjerohet duke u dhënë anëtarëve të rinj të njëjtat të drejta me themeluesit e unionit?” citon faqja britanike “Express”

Një tjetër konservator, pro daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, Iain Duncan tha se mbështetdeklaratat e ministres së Brendshme. “Sekretarja për Punët e Brendshme ka të drejtë që shqetësohet nga vende të rrezikshme si Shqipëria apo Turqia që mund të lejohen të hyjnë në BE. Nëse këto vende lejohen të bëhen pjese e BE-së,, ata do të jenë një rëndesë më shumë për sistemin tonë të mbrojtjes për shkollat dhe shtëpitë tona. Është vetëm një rritje e rrezikut të shtimit të kriminali tetit dhe terrorizmit në rrugët tona”,tha ai cituar nga mediat britanike.

“Pas kësaj deklaratë të sekretares, May, a nuk duhet të dalë kryeministri dhe të shpjegojë nëse është dakord me qëndrimet e ministres së tij të Brendshme? Nëse ai nuk e bën këtë, duhet të shpjegojë qartë pse nuk pajtohet”, tha Smith.

Mediat britanike shtrojnë pyetjen nëse pas këtyre deklaratave, kryeministri David Cameron do të vërë veton për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. “A do të vërë veton kryeministri për zgjerimin e Bashkimit Evropian me Shqipërinë, Maqedoninë, Mali e Zi, Serbinë dhe Turqinë në të gjitha rrethanat”, pyesin mediat britanike.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori