LAJMI I FUNDIT:

Ministrit gjerman i kërkohet dorëheqja pas vetëvrasjes së afganit të dëbuar

Ministrit gjerman i kërkohet dorëheqja pas vetëvrasjes së afganit të dëbuar

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i njohur për retorikën e tij kundër migrantëve është nën presion për të dhënë dorëheqje, pas vetëvrasjes së një afgani, i cili është dëbuar nga Gjermania.

Partitë opozitare në Gjermani i kanë bërë thirrje Seehofer të japë dorëheqje një ditë pasi autoritetet afgane kanë thënë se migranti 23 vjeçar ka vrarë veten në Kabul më 10 korrik.


Vdekja e tij ka ardhur pasi Gjermania ka kthyer 69 azilkërkues në Afganistan më 4 korrik.

Migranti është detyruar të kthehet prapë në Afganistan pasi kishte kaluar tetë vjet në Gjermani, sipas zyrtarëve afganë për migrim.

Seehofer, politikan me qasje kundër migrantëve, ka mirëpritur dëbimet e azilkërkuesve, duke thënë se 69 afganë janë larguar në ditëlindjen e tij të 69-të, transmeton Rel.

“Saktësisht 69 persona janë dërguar në Afganistan në ditëlindje time të 69-të, nuk ka qenë urdhri im”, ka thënë Seehofer, duke buzëqeshur më 10 korrik.

Më 11 korrik, politikani gjerman ka thënë se vdekja e afganit, “është për keqardhje dhe se ne duhet ta trajtojmë atë rast me respekt”.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori