LAJMI I FUNDIT:

Ministria kundër kërkesës për largimin nga puna të mësueses me mbulesë

Ministria kundër kërkesës për largimin nga puna të mësueses me mbulesë

Ka disa ditë që përmes një vendimi, Këshilli Drejtues i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, po pretendon se ka shkarkuar nga puna mësuesen me mbulesë në këtë shkollë, Remzie Lezin. Megjithatë, nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar për Dukagjinin gjatë ditës se ky vendim nuk ka bazë ligjore. Mësuesja, për shkak të gjendjes emocionale nuk ka dashur të flasë, përderisa vendimin e saj për të bartur mbulesën islame nuk e kanë përkrahur as disa kolegë të shkollës ku punon.

Përkundër grevës, mësueset në shkollën “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, po përgatiten për vitin e ri shkollor, i cili nuk dihet se kur do të nis.


Bashkë me to, mbase do të ishte edhe një kolege tjetër e tyre.

Mirëpo, Këshilli Drejtues i kësaj shkolle ka kërkuar që mësuesja Remzie Lezi të largohet nga puna.

Për drejtuesit e shkollës, problem është bërë vendimi i mësueses me përvojë rreth 30 vjeçare që të vendosë mbulesën islame.

Një kolege e Lezit, tregon se atë e duan në shkollë pa shami.

“Asnjë vërejtje nuk e kemi, ka qenë edhe kolege e mirë edhe mësuese e mirë. Të gjitha i ka pasur, mirëpo përzgjedhja, po na thonë që ligji nuk e lejon të mbulohet dhe është kjo që ligji në shkollën fillore mund të manipulohen fëmijët shumë lehtë…. Unë mbështeti vetëm kolegen, se veshjen e saj…, nuk e di si na duket e egër”, thotë mësuesja Shkurte Morina.

Mësuesja, Shkurte Morina

Drejtori i shkollës, Liman Bytyçi që e nënshkroi vendimin, në këtë mënyrë refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve për iniciativën.

Për rastin, për shkak të gjendjes emocionale nuk ka dashur të flasë as vetë Remzie Lezi.

Në emër të saj, ka folur vëllai Sabit Gashi, i cili tregon se e motra e ka përjetuar rëndë gjithë ngjarjen.

“Të vie një ditë që për një pëlhurë, një pëlhurë është, se mbulesa nuk është që ndikon në identitetin e saj, ajo këtë identitet e ka pas, këto bindje i ka pas, vetëm se thjeshtë të vie deri aty sa t’i mbyllet dera, vërtetë ajo është një gjendje që unë ndoshta nuk di me e shpjegua, por se e shoh se ajo është e mërzitur dhe është në një gjendje jo të mirë emocionale”, shprehet ai.

Vëllai i Remzie Lezit, Sabit Gashi

Për këtë çështje familja ka angazhuar edhe avokatin Muhamet Mujaj, i cili ka deklaruar gjatë të premtes se vendimi nuk ka bazë ligjore.

E këtë e ka konfirmuar për Televizionin Dukagjini edhe zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku.

“Mënyra si është bërë ajo shkresë dhe udhëzimi administrativ të cilit ata po i referohen nuk qëndron. Juridikisht nuk qëndron dhe ky është vendimi i ministrisë së arsimit. Aty bëhet fjalë për një udhëzim administrativ që e specifikon se si funksionon Këshilli Drejtues, por asnjëherë nuk i jep kompetencë Këshillit Drejtues që të punësoj apo të shkarkoj dikë”.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndodhet jashtë vendit.

Muharremaj ka theksuar se me t’u kthyer të hënën në punë, do të merret me këtë çështje. /RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori