Ministria e Shëndetësisë: Maqedonia ndër vendet e para në Evropë që zbaton standardin evropian për ndarjen e të dhënave shëndetësore

Maqedonia e Veriut është ndër shtetet e para në Evropë që ka miratuar standardin më të ri evropian në shëndetësinë digjitale – “Butoni i Verdhë”, pjesë e rregullores evropiane European Health Data Space (EHDS), kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Në ngjarjen ndërkombëtare IHE-Europe Connectathon 2025 në Vjenë, sistemi kombëtar informatik shëndetësor “Termini Im” i kaloi me sukses të gjitha testet teknike të parashikuara, duke marrë etiketën më të lartë për interoperabilitet – Silver Industry Label, e cila e konfirmon sistemin si teknikisht të harmonizuar me standardet evropiane.
“Përmes standardit të ri “Butoni i Verdhë”, qytetarët do të mund të kenë qasje të lehtë, të sigurt dhe transparente në të dhënat e tyre shëndetësore, si gjendja e përgjithshme shëndetësore, raportet mjekësore, alergjitë dhe intolerancat, terapitë aktuale, rezultatet diagnostike, statusi imunitar dhe të tjera. Këto të dhëna paraqiten në formatin International Patient Summary – një lloj “pasaporte e të dhënave shëndetësore”, dokument i kuptueshëm në mënyrë universale dhe teknikisht i harmonizuar, që mbledh informacionet më të rëndësishme shëndetësore për pacientin”, informon Ministria e Shëndetësisë.
Me këtë, Maqedonia e Veriut edhe një herë afirmohet si një vend pionier në zbatimin e standardeve digjitale shëndetësore evropiane, katër vjet përpara se ato të bëhen të detyrueshme në BE (2029).
Më parë, vendi ishte ndër të parët jashtë BE-së që zbatoi certifikatat digjitale COVID dhe Smart Health Cards, falë infrastrukturës së sistemit “Termini Im”.
Sipas aktiviteteve të planifikuara, funksionaliteti i ri do të jetë i disponueshëm për qytetarët përmes “Termini Im” deri në fund të vitit 2025, duke kontribuar drejtpërdrejt në menaxhimin më të sigurt të të dhënave personale, përkujdesje më të mirë dhe shkëmbim më të lehtë të informacionit shëndetësor brenda dhe jashtë vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bajrami: Deputetët që mbajnë pozita qeveritare po kryejnë vepra penale

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

“Hape derën” - sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Afati për konstituimin e Kuvendit po skadon, Osmani takon Limajn

"Rrezik për sigurinë kombëtare" - caktohet paraburgim për Bojan Jevtiqin, i dyshuar për spiunazh

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

OVL e UÇK-së: Të formohen institucionet e reja, ose s’rrimë duarkryq

IPK me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë