LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi takohen për konsultime politike

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi takohen për konsultime politike

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, janë takuar për konsultime politike. Gjatë këtij takimi është diskutuar për marrëveshjet bilaterale, situatën e sigurisë në rajon, thellimin e lidhjeve ekonomike si dhe çështje të tjera.

“Përgjatë takimit u diskutua për marrëveshjet bilaterale të cilat janë në proces të finalizimit, situatën e sigurisë në rajon, bashkëpunimin në dimensionin multilateral, thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimet e përbashkëta infrastrukturore”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


Ai thotë se delegacioni malazez u njoftua për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke vënë theksin në procesin e tanishëm të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kosova e ka mbështetjen e pakusht të Malit të Zi në këtë proces të anëtarësimit, ka shtuar Ahmeti.

“Gjithashtu, diskutuam për çështje të sigurisë dhe masat që kanë ndërmarrë të dyja vendet, veçanërisht pas situatës së krijuar nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Ndikimi i dëmshëm i vendeve të treta në rajonin tonë është shqetësim i përbashkët dhe bashkëpunimi për luftimin e tij është i domosdoshëm”.

“Të dyja palët u pajtuam që t’i angazhojmë departamentet përkatëse të të dyja Ministrive për bashkëpunim të ngushtë për procesin e integrimeve evropiane dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë”, ka deklaruar ndër të tjera Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori