LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës marrëveshje bashkëpunimi me Down Syndrome Kosova

Ministria e Punës marrëveshje bashkëpunimi me Down Syndrome Kosova

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka vizituar sot Shoqatën “Down Syndrome Kosova” në Prishtinë, ku ka nënshkruar Marrëveshjen e
Bashkëpunimi për zhvillimin e trajnimeve profesionale për të rinjtë me sindromën Down.

Këto trajnime do mbahen në tri qendrat më të mëdha të aftësimit profesional në Kosovë, Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.


Ministri Reçica tha se tanimë me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, përmes qendrave të aftësimeve profesionale në këto tri komuna të Kosovës, të rinjve të shoqatës “Down Syndrome Kosova”, do t’u krijohen mundësi për trajnime profesionale e më pastaj edhe punësime për nevojat e kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

“Është një hap moral, dhe marrëveshjen që sapo e nënshkruam me shoqatën “Down Syndrome Kosova”, ka të bëj me mundësinë e përkrahjes, që ne si MPMS po ofrojmë nëpërmjet qendrave të aftësimeve profesionale ku përmes trajnimit profesionale tu krijohen mundësit e punësimit”, shtoi Reçica.

Ndërkaq, Drejtoresha e kësaj shoqate Sebahate Hajdini – Beqiri, ka falënderuar ministri Reçica për vizitën që ai bëri në këtë shoqatë duke shprehur vullnetin dhe dëshirën që në të ardhmen të bashkëpunohet edhe më shumë në të mirë të kësaj kategorie të shoqërisë sonë. /Telegrafi/