LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës dhe Universiteti i Prishtinës me marrëveshje për angazhimin e studentëve në praktikë profesionale

Ministria e Punës dhe Universiteti i Prishtinës me marrëveshje për angazhimin e studentëve në praktikë profesionale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, e cila ua mundëson studentëve të Fakultetit Filozofik, Departamentit të Punës Sociale realizimin e programit të praktikës në punë.

Studentët gjatë studimeve, do të angazohen në Qendrat për Punë Sociale (QPS), si dhe në Qendrat rezidenciale për të moshuarit dhe Qendrat rezidenciale të aftësisë së kufizuar, që funksionojnë nëpër komunat e Kosovës.


Kjo Marrëveshje në mes MPMS-së dhe UP-së, parasheh për një vit angazhimin në praktikë në punë nga 80 deri 100 studentë të diplomuar në Departamentin e Punës Sociale dhe në disa drejtime tjera që kanë kualifikimin adekuat në ofrimin e shërbimeve sociale.

Këta studentë në kuadër të kësaj marrëveshje do të kenë mundësi të përmbushin edhe kriteret për t’u licencuar si ofrues individual të shërbimeve sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori