LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të FSK-së për studime

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të FSK-së për studime

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, më datë 23 maj 2019, shpall zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e kadetëve–për studime në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe për studime në shtetet partnere, si në Republikën e Turqisë, Republikën Federale të Gjermanisë, Republikën e Kroacisë dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Sipas njoftimit për media, konkursi shpallet sipas Planit të Veprimit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes. Bazuar në këtë plan do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së kadetëve të rinj që do të pranohen në Qendrën Universitare të FSK-së dhe në akademitë ushtarake të shteteve partnere.

“Kriteret e përgjithshme për kadetë të FSK-së janë si në vijim: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-21 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit, si dhe të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë. Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes do të jenë: shqyrtimi fillestar i aplikacioneve; testi i aftësive; testi fizik; intervista me shkrim dhe me gojë; testi mjekësor; trajnimi; verifikimi; emërimi si dhe e drejta e ankesës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se dokumentet e kërkuara për aplikim sipas konkursit janë: diploma (dëshmi) e shkollimeve të përfunduara; certifikata, mirënjohje (nëse posedon); certifikata e lindjes (jo më e vjetër se 6 muaj); certifikata e shtetësisë; vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo i ndjekur penalisht; kopja e letërnjoftimit apo pasaportës si dhe dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

“Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët konkurrojnë, mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi t’i kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes. Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 23 maj 2019 deri më 13 qershor 2019. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të testimeve. Formularët për aplikim do të jenë në dispozicion në të gjitha kazermat e FSK-së, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes https://mod.rks-gov.net(www.mksf-rks.org) apo www.rks-gov.net/mfsk, ku do të publikohet edhe konkursi. Formularët duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim”, thekson njoftimi.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori